Një ditë para protestës kombëtare të paralajmëruar që do të mbahet më 28 nëntor, Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një akt normativ për rikuperimin e dëmeve të bëra nga aktet e dhunës gjatë protestave.
Ky vendim i ri parasheh që të dënohen edhe organizatorët e protestave dhe jo vetëm protestuesit që kanë shkaktuar dëmet, raporton Top Channel.
“Organizata ose individët që kanë zhvilluar, drejtuar dhe organizuar tubimin, nëse ka të tillë, përgjigjen solidarisht me autorët për dëmin, me përjashtim të rastit kur provohet se veprimet e dhunshme nuk janë nxitur prej tyre dhe se nuk kanë pasur mundësinë që t’i parandalojnë ato”, përcaktohet në nenin 9 të aktit normativ.

