Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu nga Kuvendi: Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por përgjegjësi e shtetit

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 10:52
Haxhiu nga Kuvendi: Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por përgjegjësi e shtetit

Në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të Asamblesë së Grave Parlamentare dhe Asamblisteve, Albulena Haxhiu ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë institucionale për mbrojtjen e tyre.

Ajo ka thënë se shumë gra nuk ndihen të sigurta as në shtëpitë e tyre, aty ku do të duhej të gjenin qetësi dhe siguri.

“Gratë përgjatë gjithë historisë janë përballur me padrejtësi të llojllojshme, por më e rënda ndaj grave është se shumë prej tyre nuk ndihen të sigurta në shtëpinë e vet”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se dhuna në familje nuk mund të trajtohet si çështje private, duke kërkuar përgjegjësi më të madhe nga institucionet.

“Për vite me radhë dhuna është fshehur pas arsyetimit se ajo që ndodh brenda familjes është çështje private, por dera e shtëpisë nuk mund të jetë edhe kufiri ku përfundon përgjegjësia e shtetit”, ka thënë ajo.

Duke iu referuar rastit të vrasjes së Arlindës, Haxhiu ka rikujtuar kërkesën e saj për t'u kthyer në shtëpinë e vet.

“Para pak javësh, Arlinda Zekaj kërkonte të kthehej në shtëpinë e vet. ‘Dua të shkoj në shtëpinë time’, kishte thënë e ndjera, kërkesë kaq e thjeshtë, të cilën as vendimi i gjykatës e as prania e policisë nuk arritën ta mbronin”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo sërish ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje dhe identifikimin e përgjegjësive institucionale.

“Është e domosdoshme të përcaktohet ku ka dështuar zinxhiri institucional i mbrojtjes”, ka theksuar Haxhiu.

haxhiugravedhuna

Të ngjashme

Haxhiu: Përgjegjësia për dhunën është gjithmonë e atij që e ushtron, por përgjegjësia për ta ndalur është e jona

Haxhiu: Përgjegjësia për dhunën është gjithmonë e atij që e ushtron, por përgjegjësia për ta ndalur është e jona

09:41
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

08:31
Haxhiu: Aleanca nuk ka maska e montazhe, këto ndodhin brenda grupeve të VV-së

Haxhiu: Aleanca nuk ka maska e montazhe, këto ndodhin brenda grupeve të VV-së

22:45
Rrjeti i Grave thërret protestë për nesër, liston katër kërkesa

Rrjeti i Grave thërret protestë për nesër, liston katër kërkesa

13:43

Më shumë nga Lajme

  • 10:58“Arritjet” e Kurtit, Bajrami: Çka presin qytetarët përpos uljes së çmimit të biletave për të ikur në Gjermani?
  • 10:52Rizvanolli: Gjetjet e auditorit lidhen me regjistrimin e pasurive, projektet e efiçiencës së energjisë janë realizuar me sukses
  • 10:39Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq
  • 10:12E-mail mashtrues në emër të drejtorit Fehmi Hoti, Policia del me kërkesë për qytetarët
  • 10:12Digjet një veturë te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë – raportohet se i përket profesoreshës universitare, Njomza Llullaku