Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Digjet një veturë te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë – raportohet se i përket profesoreshës universitare, Njomza Llullaku

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 10:12
Digjet një veturë te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë – raportohet se i përket profesoreshës universitare, Njomza Llullaku

Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e të mërkurës në kampusin e Universitetit të Prishtinës, afër Bibliotekës Kombëtare.  

Policia ka njoftuar se informatën për rastin e ka marrë rreth orës 5:00. 

“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. 

Policia nuk ka dhënë detaje për shkaqet e zjarrit e as se kujt i përket vetura e djegur. 

Sipas Indeksonline, vetura që u gjet e djegur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, i përket profesoreshës universitare, Njomza Llullaku.

Teksa policia ka nisur hetimet mbi zjarrin, Llullaku raportohet të jetë jashtë Kosovës.

Ajo kishte parkuar veturën në lokacionin e apostrofuar ditën e 17 nëntorit, për t’u nisur më pas në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.

veturëkombëtareraportohet

Të ngjashme

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

12:19
Një veturë zyrtare aksidentohet në fshatin Miradi

Një veturë zyrtare aksidentohet në fshatin Miradi

16:30

Më shumë nga Lajme

  • 15:02Shiroka Pula në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane
  • 15:01Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil
  • 15:01Pas 36 vjetësh nga vrasja e Enver Hadrit në Bruksel, serbi Andrija Drashkoviq lirohet nga akuzat
  • 14:31Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj drejtuesve të UÇK-së
  • 14:31Limaj: Ligji për Specialen është hap drejt ndryshimit të padrejtësisë, s’kam ambicie për kryetar të një partie tjetër