Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pas 36 vjetësh nga vrasja e Enver Hadrit në Bruksel, serbi Andrija Drashkoviq lirohet nga akuzat

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 15:01
Pas 36 vjetësh nga vrasja e Enver Hadrit në Bruksel, serbi Andrija Drashkoviq lirohet nga akuzat

Andrija Drashkoviq, 61-vjeçari serb i akuzuar për përfshirje në vrasjen e aktivistit shqiptar dhe veprimtarit të të drejtave të njeriut, Enver Hadri, është liruar nga akuzat nga drejtësia belge.

Vendimi është marrë të mërkurën në mbrëmje, pas më shumë se dhjetë orësh deliberimi të jurisë, e cila ka vlerësuar se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e Drashkoviqit përtej dyshimit të arsyeshëm.

Megjithatë, juria ka konstatuar se vrasja e Enver Hadrit ishte organizuar me urdhër të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë, me ndihmën e një grupi kriminal nga Beogradi.

Drashkoviq akuzohej për përfshirje në organizimin dhe realizimin e atentatit ndaj veprimtarit shqiptar, mirëpo përfshirja e tij personale në këtë krim nuk është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm.

Kush ishte Enver Hadri dhe pse u vra?

Enver Hadri ishte veprimtar politik shqiptar nga Kosova dhe aktivist i të drejtave të njeriut, i cili jetonte në Bruksel që nga viti 1972.

Ai ishte angazhuar në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës nga autoritetet serbe dhe jugosllave.

Hadri u vra më 25 shkurt 1990, në komunën Saint-Gilles të Brukselit.

Në kohën e vrasjes, ai kishte me vete dokumentacion mbi shqiptarët e vrarë gjatë demonstratave në Kosovë, përfshirë një listë me emrat e 32 personave, të cilën planifikonte t’ia dorëzonte Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit Evropian.

Edhe pas 36 vjetësh nga atentati, drejtësia belge ka konstatuar se pas vrasjes së veprimtarit shqiptar qëndronin shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë, por nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për përgjegjësinë penale individuale të Drashkoviqit.

enverdrashkoviqvjetësh

Të ngjashme

Haradinaj: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa dhe Fehmi Agani kanë qenë krahu i LDK-së që kanë mbështetur luftëm

Haradinaj: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa dhe Fehmi Agani kanë qenë krahu i LDK-së që kanë mbështetur luftëm

22:28

Më shumë nga Lajme

  • 15:15PDK-ja me iniciativë të re ligjore për Specialen, Çitaku: Nuk synojmë t’i ikim drejtësisë
  • 15:14Qeveria mban mbledhjen e 14-të elektronike, miraton ndryshime në programin legjislativ
  • 15:02Mesazh nga Kuvendi, Kadrijaj për krerët e UÇK-së: Gëzuar 28 Nëntorin!
  • 15:02Shiroka Pula në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane
  • 15:01Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil