Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

E-mail mashtrues në emër të drejtorit Fehmi Hoti, Policia del me kërkesë për qytetarët

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 10:12
E-mail mashtrues në emër të drejtorit Fehmi Hoti, Policia del me kërkesë për qytetarët

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe institucionet për një email mashtrues që po shpërndahet në adresa të ndryshme elektronike, duke u paraqitur rrejshëm në emër të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Siguri Kibernetike.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, emaili mban titullin “Raport: Krim Kibernetik/Droga të Paligjshme” dhe pretendon se pranuesit janë përfshirë në aktivitete të paligjshme në internet, përfshirë krime të ndryshme kibernetike dhe trafikim të drogës.

Në këtë mesazh mashtrues, dërguesit pretendojnë se personat kanë vetëm 24 orë kohë për t’u paraqitur në polici ose për të dërguar një përgjigje me email, në të kundërtën kërcënohen me arrestim të menjëhershëm.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky dokument nuk është lëshuar nga institucioni dhe as nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, kolonel Fehmi Hoti.

Policia apelon te qytetarët që të mos bien pre e këtij mashtrimi, të mos u përgjigjen emailave të tillë dhe të mos ndërmarrin veprime bazuar në përmbajtjen e tyre.

Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se do ta trajtojnë këtë dukuri dhe do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm në bazë të elementeve që përmban mesazhi mashtrues.

mashtruespoliciaqytetarët

Të ngjashme

EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre”

EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre”

15:56
Sekuestrohen narkotikë në Mitrovicë, Policia jep detaje

Sekuestrohen narkotikë në Mitrovicë, Policia jep detaje

10:12
Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik

Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik

21:45
Arrestimi i Endrit Azemi për mashtrim, policia jep detaje e fundit

Arrestimi i Endrit Azemi për mashtrim, policia jep detaje e fundit

18:56

Më shumë nga Lajme

  • 10:39Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq
  • 10:12Digjet një veturë te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë – raportohet se i përket profesoreshës universitare, Njomza Llullaku
  • 09:46Shtyhet seanca “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihet mirë me shëndet
  • 09:41Haxhiu: Përgjegjësia për dhunën është gjithmonë e atij që e ushtron, por përgjegjësia për ta ndalur është e jona
  • 09:33“Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, dalin mesazhe tjera shqetësues në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës