Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu: Përgjegjësia për dhunën është gjithmonë e atij që e ushtron, por përgjegjësia për ta ndalur është e jona

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 09:41
Haxhiu: Përgjegjësia për dhunën është gjithmonë e atij që e ushtron, por përgjegjësia për ta ndalur është e jona

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për luftimin e dhunës me bazë gjinore, me rastin e nisjes së fushatës globale “16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila nis më 25 nëntor dhe përfundon më 10 dhjetor.

Haxhiu ka thënë se Kosovës i bashkohet zërit global kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke theksuar se rrënjët e kësaj dhune qëndrojnë te pabarazia dhe normat që nxisin kontrollin e burrave mbi jetën e grave.

“Sot nis fushata 16 ditë aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore. Nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, institucione, organizata dhe qytetarë në mbarë botën ngrenë zërin kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Kosova i bashkohet këtij zëri.

Këtë dhunë po e luftojnë shtete nga të gjitha anët e botës, në bashkëpunim mes institucionesh e shoqërisë civile. Rrënjët e saj janë te pabarazia dhe te normat që u kanë rrënjosur bindjen se burrat kanë të drejtë të vendosin për jetën e një gruaje, kush shkon, me kë takohet, nëse shkollohet, punon dhe si i shpenzon paratë. Ky kontroll nuk është paralajmërim i dhunës, ai vetë është dhunë, është dhunë psikologjike dhe ekonomike dhe shpesh i paraprin dhunës fizike, madje dhe vrasjes.

Përgjegjësia për dhunën është gjithmonë e atij që e ushtron, por përgjegjësia për ta ndalur është e jona, e institucioneve, e familjeve dhe shoqërisë. Këtë vit fushata globale kërkon drejtësi për të mbijetuarat dhe fundin e mosndëshkimit. Drejtësi do të thotë që gruaja të besohet kur raporton, të mbrohet menjëherë dhe që dhunuesi të përballet me pasoja. Do të thotë edhe që gratë që ende nuk kanë mundur të flasin, të mos lihen vetëm.

Gratë e Kosovës kanë treguar guxim të madh sa herë që kanë folur, por barra nuk duhet të bjerë mbi to. Në kuvend ne do ta mbikëqyrim zbatimin e ligjit në çdo institucion përgjegjës. Çdo grua që jeton me frikë duhet të mund të mbështetet tek institucionet e këtij vendi. Këtë besim ne duhet ta fitojmë me veprim”, ka deklaruar Haxhiu.

përgjegjësiadhunëshaxhiu

Të ngjashme

Haxhiu: Edhe këtë nëntor jemi pranë krerëve të UÇK-së, do të angazhohemi që ata të lirohen

Haxhiu: Edhe këtë nëntor jemi pranë krerëve të UÇK-së, do të angazhohemi që ata të lirohen

10:33
Salla e Kuvendit mbulohet me shalle portokalli në simbolikë kundër dhunës me bazë gjinore

Salla e Kuvendit mbulohet me shalle portokalli në simbolikë kundër dhunës me bazë gjinore

10:17
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve

Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve

22:21
Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhunës me bazë gjinore

Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhunës me bazë gjinore

18:19

Më shumë nga Lajme

  • 11:02Hoxhaj për Ligjin për Specialen: S'do të lëmë gurë pa lëvizur deri në miratimin e tij
  • 11:00Haradinaj për Ligjin për Specialen: Kush e ka tërhequr, duhet ta rikthejë dhe ta votojë
  • 10:58S'kalon rezoluta për energjinë elektrike në Kuvend, 51 deputetë votojnë kundër
  • 10:55Flamuri kombëtar e ai i UÇK-së vendosen tek ulëset e listës serbe, qëndruan vetëm pak sekonda pasi u dha urdhër që të largohen
  • 10:42Deklaratat e Halitit për Ibrahim Rugovën, Haradinaj: A bon me e ditë kush po i nxitë këto debate