Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu e Sadiku i reagojnë ministrit Çeku pas prezantimit të anëtarëve të KKSh-së: Kjo listë është 90% Vetëvendosje

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 11:12
Haxhiu e Sadiku i reagojnë ministrit Çeku pas prezantimit të anëtarëve të KKSh-së: Kjo listë është 90% Vetëvendosje

Kuvendi i Kosovës ka miratuar emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, me 67 vota për, një kundër dhe katër abstenime. Gjatë seancës plenare, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, ka prezantuar emrat e 15 anëtarëve të propozuar për këtë këshill.

Këta emra i ka kundërshtuar Aleanca, ku në emër të grupit parlamentar foli deputetja Teuta Haxhiu, e cila shprehu kritika për përbërjen e Këshillit, duke vënë në pikëpyetje përfaqësimin dhe kriteret profesionale të disa prej anëtarëve.

“Me shumë sinqeritet ju them që ky këshill do të duhej të ishte funksional dhe kjo listë vërtet do të duhej të na përbashkonte, në mënyrë që vërtet të kemi anëtarë që i bëjnë nder këtij këshilli”, tha Haxhiu.

Ajo përmendi në veçanti emrin e Fetah Podvoricës, për të cilin tha se ka ndërtuar një emër në fushën e tij, por kritikoi përbërjen e përgjithshme të listës.

“Ka emra të përveçëm që kanë qenë si Fetah Podvorica, që vërtet ka një emër në vete, që e ka ndërtuar. Por, ashtu siç ju thashë dhe pak më herët, ka emra që jo vetëm që nuk e kanë edhe shkollimin që do të duhej t’i bënin nder këtij këshilli”, u shpreh ajo.

Haxhiu pretendoi se lista dominohet nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mund t’ju them me shumë sinqeritet për PDK-në mbi të gjitha, që kjo listë është 90% Vetëvendosje”, deklaroi deputetja.

Në vazhdim, ajo përmendi edhe Majlinda Bregasin, duke iu referuar një deklarimi të saj për Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

“Po jua rikujtoj Majlinda Bregasin: ‘Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti’. Edhe një herë për ju që nuk e dëgjuat mirë: ‘Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti’”, tha Haxhiu.

Me votimin në Kuvend, përbërja e propozuar e Këshillit Kombëtar të Shkencës mori miratimin e shumicës së deputetëve të pranishëm.

Reagim pati edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku edhe deputeti Ermal Sadiku akuzoi Qeverinë se po emërojnë "persona pa baçelor".

‘‘Zoti Bajrami vetëm me u kyç në këtë temë, sapo e ke votu para tre minutave, një person me shkollë të mesme për Këshill Kombëtar të Shkencës, e ki ngrit dorën. Do të thotë, unë jam i sigurt që ekziston një person në Kosovë, që ka punime shkencore, që është militant i VV’së, por që e ka fakultetin e kryer. Tash jam tu hulumtu i paska 14 provime të kryera prej 40 provimeve, në FSHMN, jo në Harvard. Tash unë nuk po dyshoj në profesionalizimin e tij në sferën  e vet, po besoj që mirë shumë, po besoj që është njeri i mirë dhe aktivist i mirë i Lëvizjes tuaj, por një bachelor po besoj është dashtë me kry kur hin në Këshill Kombëtar të Shkencës”, ka thënë Sadiku mes tjerash.

haxhiuanëtarëvelistë

Të ngjashme

Baton Haxhiu: Brenda opozitës s’ka asgjë pos “idiotëve funksionalë”

Baton Haxhiu: Brenda opozitës s’ka asgjë pos “idiotëve funksionalë”

22:00
Haxhiu për Kurtin: Kryeministri ma jetëgjatë në karrige, më jetëshkurtër në qeverisje

Haxhiu për Kurtin: Kryeministri ma jetëgjatë në karrige, më jetëshkurtër në qeverisje

21:53
Haxhiu pranon rrezikun për fondet e BE-së: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë

Haxhiu pranon rrezikun për fondet e BE-së: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë

13:55
Haxhiu për ligjin e Speciales: Fokusi duhet të vendoset te strategjia, jo te nismat me efekt politik

Haxhiu për ligjin e Speciales: Fokusi duhet të vendoset te strategjia, jo te nismat me efekt politik

13:55

Më shumë nga Lajme

  • 13:44Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente
  • 13:24Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët
  • 13:07Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën
  • 13:01Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
  • 12:56Presidentja Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s’mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë