Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rrjeti i Grave thërret protestë për nesër, liston katër kërkesa

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 13:43
Rrjeti i Grave thërret protestë për nesër, liston katër kërkesa

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kundër vrasjes së grave, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, e cila do të mbahet nesër, më 25 nëntor, në Prishtinë.

Protesta do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pjesëmarrëset do të kërkojnë drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.

"Përmes kësaj proteste, kërkojmë:

Ndryshimin e Kodit Penal dhe përkufizimin e femicidit si vepër penale të veçantë, duke njohur motivin gjinor dhe kontekstin e dhunës që mund t'i paraprijë vrasjes së një gruaje. 

Krijimin e mekanizmit Femicide Watch, për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për vrasjet e grave, identifikimin e mundësive të humbura për ndërhyrje dhe adresimin e përgjegjësive institucionale.

Buxhetim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e grave, përfshirë strehimoret, linjën telefonike emergjente, qendrat për trajtimin e rasteve të dhunimit seksual dhe shërbimet e tjera të specializuara.

Miratimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit, me mekanizma funksionalë, koordinim ndërinstitucional, vlerësim serioz të rrezikut dhe llogaridhënie për institucionet që kanë për detyrë t'i mbrojnë gratë.

Përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk mund t'u lihet grave që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje. Institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë para se të jetë tepër vonë" - thuhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.

graverrjetinesër

Të ngjashme

“Nesër i nënshtrohet operacionit urgjent”, drejtori i Ortopedisë në QKUK jep detaje për gjendjen e ushtarit të FSK’së

“Nesër i nënshtrohet operacionit urgjent”, drejtori i Ortopedisë në QKUK jep detaje për gjendjen e ushtarit të FSK’së

12:50
Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim

22:54

Më shumë nga Lajme

  • 13:26Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t'i hekim këta njerëz prej qeverisë
  • 13:25Jeton Sylaj sillet në gjykatë me përcjellje të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës
  • 13:13Gërvalla: Në Pejë duket se gjithë zinxhiri institucional ka dështuar, kjo s’është e rastësishme
  • 12:52Presidentja në FSK, Maqedonci e informon për punën dhe angazhimet në fushën e mbrojtjes
  • 12:49Abdixhiku përkujton Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn në 23-vjetorin e vrasjes: Drejtësia ende mbetet obligim