Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kujtuar policët Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, të cilët u vranë më 24 nëntor 2003 në një pritë në Raushiq të Pejës.
Në 23-vjetorin e vrasjes së tyre, Abdixhiku ka vlerësuar kontributin e dy ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës, duke theksuar se ata u vranë në kohën kur po merreshin me hetimin e disa vrasjeve të pasluftës në rajonin e Dukagjinit.
Përmes një reagimi publik, kreu i LDK-së rikujtoi se Tolaj dhe Haklaj po hetonin, ndër të tjera, vrasjen e kolonel Tahir Zemajt dhe atë të Smajl Hajdarajt.
Ai theksoi se vetëm pak ditë para se të vritej, Sebahate Tolaj kishte shprehur optimizëm se hetimet për vrasjen e kolonel Zemajt po i afroheshin zbardhjes. Megjithatë, tri ditë më vonë, ajo dhe kolegu i saj u vranë në pritë.


