Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Abdixhiku reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha: Ju kam thënë mos i dëgjoni

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 11:27
Abdixhiku reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha: Ju kam thënë mos i dëgjoni

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe bashkëpunëtorëve të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke i cilësuar ata si UDB-ashë në studio televizive.

Abdixhiku tha se u kishte thënë të mos i dëgjonin.

“Ju kam thënë, mos i dëgjoni.Në fillim flasin për fotografi. Pse e kërkojnë aty. Le ta largojmë. Më pas trillojnë për gurë të mbështjellë në celofan e të nisur për në Beograd. Dikur i shpallin viktimat kufoma politike – sepse s’kanë asnjë ndjesi njeriu. Fundja, njihen veç për zhurmë, shpifje, sharje e grushte mes vete – analizë u thonë këtyre. Në fund thonë “boll më”. Janë vra sepse ishin UDB-ashë”,deklaroi Abdixhiku.

Ai tha se që nga fillimi këta kanë agjendë lufte kundër LDK-së.

“Ju kam thënë me kohë. Që nga fillimi, këta kanë agjendë luftën kundër Lidhjes Demokratike. Se durojnë si ide, se pranojnë si histori, frikësohen nga e ardhmja. Prandaj me aq zell tregojnë çfarë duhet të ndodhë në këtë shtëpi. Shikovca u themi ne. I bajmë në qafë. Tash e gjashtë vjet, ditë e natë”,shtoi ai.

Përpos kësaj, Abdixhiku ka kërkuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave një reagim të fortë.

“Pres reagim të fortë nga Komisioni i Pavarur i Mediave. Ofendimet ndaj vrasjeve politike lëndojnë kujtesën historike dhe cenojnë themelet e Republikës. Familjet që tash e sa vjet presin të mësojnë kush ua vrau më të dashurit, sot dëgjojnë se përse ata e paskan merituar vrasjen. Ofenduesit nuk i edukojmë dot, por ky shtet ka institucione. Le të veprojnë”.

abdixhikuthënëndaj

Të ngjashme

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

09:46
Sot seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj

Sot seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj

09:23
Osmani: Procesi për Ligjin për Specialen dëmtoi besimin qytetar në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, por edhe Apelin

Osmani: Procesi për Ligjin për Specialen dëmtoi besimin qytetar në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, por edhe Apelin

15:54
Abdixhiku në 26-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës: Pas 26 vjetësh, familjes ende i kemi borxh drejtësi

Abdixhiku në 26-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës: Pas 26 vjetësh, familjes ende i kemi borxh drejtësi

13:26

Më shumë nga Lajme

  • 12:13Kurti ia ruante vendin në Prokurori, Elezi me emrin artistik “Eli Z” po lëshon banesa me qira në ShBA
  • 12:13Zhvillime të reja në rastin e Arlinda Zekajt, arrestohet vjehrra dhe kunati i saj
  • 11:53Çka po ndodh te Manastiri i Deçanit? Banorët raportojnë se nuk po lejohen të kalojnë veturat me targa të Kosovës, por lejohen vetëm ato serbe
  • 11:50Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së
  • 11:22Qumështorja Vita publikon rezultatet e analizave për aflatoksinën në qumësht, kundërshton gjetjet e AUV-së