Seanca është caktuar të fillojë në orën 13:00, pasi ajo e planifikuar më 12 nëntor nuk ishte mbajtur.
Sipas njoftimit të mëhershëm të gjykatës, seanca paraprake ishte shtyrë pas kërkesës së avokatit Besnik Berisha, përfaqësues i autorizuar i palës së dëmtuar, i cili kishte njoftuar se nuk kishte mundësi të merrte pjesë.
Gjykata e kishte aprovuar kërkesën pas marrjes së mendimeve të palëve të pranishme.




