Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti ia ruante vendin në Prokurori, Elezi me emrin artistik “Eli Z” po lëshon banesa me qira në ShBA

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 12:13
Kurti ia ruante vendin në Prokurori, Elezi me emrin artistik “Eli Z” po lëshon banesa me qira në ShBA

“Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi” – kjo ishte njëra prej shprehjeve më të përfolura të Albin Kurtit gjatë kohës sa ishte në opozitë. Në fushatën zgjedhore të vitit 2019, Kurti premtonte se do ta kthente në Kosovë ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ishte larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi kishte deklaruar se ishte përballur me kërcënime.

Madje, lideri i atëhershëm i Vetëvendosjes shkonte edhe më tej me premtimet e tij. Ai deklaronte se Blakajn do ta bënte Kryeprokuror të Shtetit dhe se, me ardhjen e tij në pushtet, askush nuk do të guxonte ta kërcënonte.

Por, duket se rrugëtimi i ish-prokurorit në Amerikë ka marrë një drejtim krejt tjetër nga ai që premtonte Kurti.

Elez Blakaj tashmë është i angazhuar në sektorin e patundshmërive në SHBA, ku ushtron profesionin e agjentit të shitjes dhe dhënies me qira të pronave. Në këtë veprimtari ai prezantohet me emrin profesional “Eli Z” dhe punon në kuadër të kompanisë JB Goodwin Realtors.

Në biografinë e publikuar në faqen e kompanisë, Blakaj ka përshkruar edhe të kaluarën e tij profesionale, duke theksuar se para se të hynte në biznesin e patundshmërive, kishte kaluar shumë vite në sektorin publik, në fushën e sundimit të ligjit.

“Kam përfunduar Fakultetin Juridik dhe kam marrë gradën master në Drejtësinë Penale në Universitetin Wake Forest, në Karolinën e Veriut, SHBA. Pasionet e mia në jetë janë arti dhe sporti!”, thuhet në prezantimin e tij.

kurtishbaelezi

Të ngjashme

SHBA jep detaje pas ekstradimit nga Kosova të 21-vjeçarit Hektor Avdyli – në hard disk iu gjetën 2.7 milionë numra kartash bankare

SHBA jep detaje pas ekstradimit nga Kosova të 21-vjeçarit Hektor Avdyli – në hard disk iu gjetën 2.7 milionë numra kartash bankare

21:29
Kurti në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues: Burgu nuk është vetëm ndëshkim, por edhe mundësi për ndryshim

Kurti në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues: Burgu nuk është vetëm ndëshkim, por edhe mundësi për ndryshim

13:47
Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin e Ligjit për Specialen

Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin e Ligjit për Specialen

12:00
Kurti i flet për dijet e tij letrare gazetës irlandeze, "më ka mbetur pa lexuar Finnegans Wake, libër shumë i rëndë"

Kurti i flet për dijet e tij letrare gazetës irlandeze, "më ka mbetur pa lexuar Finnegans Wake, libër shumë i rëndë"

10:11

Më shumë nga Lajme

  • 12:22U dënua me 7 vjet burgim për hakimin e GTA 6, lirohet 21 vjeçari shqiptar
  • 12:13Zhvillime të reja në rastin e Arlinda Zekajt, arrestohet vjehrra dhe kunati i saj
  • 11:53Çka po ndodh te Manastiri i Deçanit? Banorët raportojnë se nuk po lejohen të kalojnë veturat me targa të Kosovës, por lejohen vetëm ato serbe
  • 11:50Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së
  • 11:27Abdixhiku reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha: Ju kam thënë mos i dëgjoni