Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti i flet për dijet e tij letrare gazetës irlandeze, "më ka mbetur pa lexuar Finnegans Wake, libër shumë i rëndë"

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 10:11
Kurti i flet për dijet e tij letrare gazetës irlandeze, "më ka mbetur pa lexuar Finnegans Wake, libër shumë i rëndë"

Kryeministri Albin Kurti ka shfrytëzuar një intervistë për gazetën irlandeze The Irish Times për të folur për njohuri të tij letrare e muzikore.

Në intervistën e publikuar të hënën, më 23 nëntor, Kurti ka përmendur shkrimtarin Xhejms Xhojs dhe disa grupe muzikore irlandeze.

Biseda është zhvilluar në Dublin, ku Kurti kishte marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Gazetari Jack Power e nis artikullin duke treguar se Kurti kishte lexuar më shumë vepra të Xhojsit sesa vetë ai.

Kryeministri ka treguar se gjatë burgosjes nga regjimi i Millosheviqit kishte lexuar romanet “Ulysses” dhe “A Portrait of the Artist as a Young Man”.

Ai ka shtuar se veprën “Dubliners” e kishte lexuar pas lirimit nga burgu.

“Më ka mbetur pa lexuar Finnegans Wake, por, siç e dini, kjo nuk do të ndryshojë, sepse është një libër shumë i rëndë.”

Përveç letërsisë, kryeministri ka gjetur rastin të tregojë edhe preferencat e tij muzikore, duke përmendur grupet The Pogues dhe Fontaines D.C.

Kështu, një pjesë e intervistës i është kushtuar shijeve personale të Kurtit, përpara se biseda të kalonte te çështjet politike.

Për integrimin evropian, kryeministri ka kërkuar që Kosova të vlerësohet sipas meritave.

“Asnjë rrugë e përshpejtuar, asnjë derë e pasme, asnjë rrugë e shkurtër”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se procesi i anëtarësimit do të shërbente edhe për përshpejtimin e reformave në administratë, drejtësi dhe arsim.

Megjithatë, The Irish Times rikujton se Kosova mbetet pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndryshe nga Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia e kanë fituar prej vitesh këtë status.

Pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet e pazgjidhura me Serbinë mbeten pengesa në këtë proces.

kurtilexuarirlandeze

Të ngjashme

Kurti në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Bashkimi nuk kërkon zhdukjen e dallimeve, por vendosjen e një synimi më të madh

Kurti në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Bashkimi nuk kërkon zhdukjen e dallimeve, por vendosjen e një synimi më të madh

23:52
Kurti në Tetovë, Kasami: Mik i madh i shqiptarëve të RMV’së, biseduam për projektet infrastrukturore

Kurti në Tetovë, Kasami: Mik i madh i shqiptarëve të RMV’së, biseduam për projektet infrastrukturore

18:44
Gashi: Budallakia nuk ka skaj, Kurti po e mëson qytetarin të jetojë me varfëri

Gashi: Budallakia nuk ka skaj, Kurti po e mëson qytetarin të jetojë me varfëri

16:28
Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

21:22

Më shumë nga Lajme

  • 10:32Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë
  • 10:27Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës për qytetarët
  • 10:22SHKK-ja shënon 27-vjetorin e themelimit, në ceremoni marrin pjesë krerët shtetërorë
  • 10:20Përleshje fizike në Vushtrri, dy persona përfundojnë të lënduar - njëri dërgohet në mbajtje
  • 10:20Pritja e Ramës në Ohër, Durmishi: Forcojmë bashkëpunimin, ndërtojmë të ardhmen e përbashkët!