Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gashi: Budallakia nuk ka skaj, Kurti po e mëson qytetarin të jetojë me varfëri

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 16:28
Gashi: Budallakia nuk ka skaj, Kurti po e mëson qytetarin të jetojë me varfëri

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për dështime në arsim dhe drejtësi, si dhe për mungesë të perspektivës për qytetarët.

Në një reagim në Facebook, Gashi ka thënë se pas gati shtatë vjetësh në pushtet, sipas tij, Kurti vazhdon ta paraqesë varfërinë si kënaqësi, ndërsa largimin e qytetarëve nga vendi si pasojë të pakënaqësisë me fqinjët

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, pushteti i arsyeton problemet në arsim dhe drejtësi duke ia faturuar ato qeverisjeve të mëparshme.

“Për ata që kanë pak, kur marrin pak, është shumë”, ka cituar ndër të tjera ai.

Sipas tij, kur një qeveri nuk ka çfarë t’u ofrojë qytetarëve, përpiqet t’i bindë ata të kënaqen me atë pak që kanë.

“Budallakia nuk ka skaj! Pas gati shtatë vjetësh në pushtet, Kurti ende na shet varfërinë si kënaqësi, ikjen e qytetarëve si pakënaqësi me fqinjët, ndërsa dështimet në arsim e drejtësi si probleme të trashëguara. Ky është mentaliteti i një pushteti që nuk synon ta nxjerrë qytetarin nga varfëria, por ta mësojë të jetojë me të. Kur nuk di çfarë t’u ofrosh qytetarëve, fillon t’ua ulësh pritjet!”, ka shkruar Gashi.

gashikurtibudallakia

Të ngjashme

Gashi për gruan e Jakup Krasniqit, Sevdijen: Grua e fortë, lavdi heroinave të heshtura që mbajtën familjen

Gashi për gruan e Jakup Krasniqit, Sevdijen: Grua e fortë, lavdi heroinave të heshtura që mbajtën familjen

21:46
Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

21:22
135 banesa drejt përfundimit në Pejë, Kurti paralajmëron vazhdimin e projekteve në disa komuna

135 banesa drejt përfundimit në Pejë, Kurti paralajmëron vazhdimin e projekteve në disa komuna

19:38
Milot Gashi i bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë në Selanik

Milot Gashi i bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë në Selanik

16:00

Më shumë nga Lajme

  • 16:41“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, alarmojnë meteorologët për dimrin që po vjen
  • 16:40Inspektorati i Natyrës del në terren, ndalon garat Off-Road në bjeshkën e Moknës
  • 16:28Zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit në Llapushnik
  • 16:21Arrestohet në Gjilan personi që pretendoi se vuante nga leukemia për të mbledhur para
  • 15:56Qeveria e Kosovës kujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit