Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit në Llapushnik

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 16:28
Zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit në Llapushnik

Sot u mbajt akademi përkujtimore në Llapushnik të Drenasit, me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë shqiptare Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit.

Me këtë rast, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se zbulimi i këtyre busteve të figurave të rëndësishme të historisë shqiptare e bën komunën e tyre edhe më të bukur para festës së madhe të 28 Nëntorit.

“Zbulimi i busteve është nderim për të gjithë shqiptarët. Sot, zbulojmë dhe nderojmë tri personalitete me të cilat historia e popullit shqiptar është me vlera të pashlyera dhe të pashmangshme…​ Në këtë ditë nëntori, komuna jonë bëhet më e pasur dhe më e bukur me këto tri buste, të cilat përfaqësojnë vlera”, tha Lladrovci.

Më pas, aktori Xhevat Limani përmes një pike teatrale solli interpretimin artistik të poezisë “O flamur shkamb”.

Don Anton Uka, vikar ipeshkvor në Llapushnik tha se kisha “Shën Abrahami” ka dëshmuar se feja dhe atdheu janë dy përgjegjësi që thërrasin t’i shërbejnë Zotit dhe njeriut.

“Nuk është rastësi se kjo ngjarje po zhvillohet pikërisht në Kishën e Shën Abrahamit në Llapushnik, sepse kjo kishë, me rrugëtimin e saj, ka dëshmuar dhe po dëshmon se feja dhe atdheu nuk janë dy dashuri përjashtuese, që përjashtojnë njëra-tjetrën, por dy përgjegjësi që na thërrasin t’i shërbejmë Zotit dhe njeriut”, tha ai.

Ndërsa, më pas soprano, Besiana Qani Mehmeti përformoi një vepër artistike. Më tej, ngjarja vazhdoi me zbulimin e busteve të tri figurave historike.

Kujtojmë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (1405–1468) ishte komandant ushtarak shqiptar i shekullit të XV dhe hero kombëtar, i cili udhëhoqi për 25 vjet rezistencën shqiptare kundër Perandorisë Osmane.

Ndërsa, Pjetër Bogdani (rreth 1630–1689) ishte kryepeshkop i Shkupit në shekullin XVII dhe autor i Çetës së Profetëve, e njohur si vepra e parë origjinale në prozë e shkruar në gjuhën shqipe, si dhe gurthemel i letërsisë dhe identitetit kulturor shqiptar.

Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari (1955–1998) ra heroikisht në luftën e pabarabartë me forcat kriminale serbe në Epopenë e lavdishme të Jasharëve 5-7 mars 1998, në Prekaz.

llapushnikskënderbeutadem

Të ngjashme

Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit

Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit

08:12

Më shumë nga Lajme

  • 16:41“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, alarmojnë meteorologët për dimrin që po vjen
  • 16:40Inspektorati i Natyrës del në terren, ndalon garat Off-Road në bjeshkën e Moknës
  • 16:28Gashi: Budallakia nuk ka skaj, Kurti po e mëson qytetarin të jetojë me varfëri
  • 16:21Arrestohet në Gjilan personi që pretendoi se vuante nga leukemia për të mbledhur para
  • 15:56Qeveria e Kosovës kujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit