Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 08:12
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit

Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit, sot në Llapushnik të Drenasit do të mbahet një akademi përkujtimore, duke filluar nga ora 14:00.

Në këtë akademi do të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, historianë, artistë dhe nga familja Jashari.

Fjalë përshëndetëse para të pranishmëve të mbajnë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësues nga familja Jashari.

Në kuadër të akademisë, kumtesa do të mbajnë historiani Paulin Zefi, shkrimtari Ndue Ukaj dhe profesori Blerim Latifi, të cilët do të trajtojnë rëndësinë historike dhe kombëtare të figurave që do të përjetësohen përmes busteve.

Programi parasheh edhe pjesë teatrale nga aktori Xhevat Limani, si dhe interpretime muzikore nga tenori Shkodran Tolaj, sopranoja Besiana Qani Mehmeti dhe pianistja Magdalena Sedaj. Akademia moderohet nga gazetari Nikollë D. Ukaj.

Pjesa qendrore e aktivitetit do të jetë zbulimi solemn i busteve të Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit, ceremoni që do të shoqërohet me një program muzikor nga tenori Shkodran Tolaj.

skënderbeutademjasharit

Më shumë nga Lajme

  • 08:33“Më të bukurat gërma”, Rama uron për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
  • 08:19Mjekët dhe profesionistët e rinj shëndetësorë protestojnë sërish sot në Prishtinë
  • 08:18Ngjarjet e datës 22 nëntor
  • 08:11Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës
  • 08:04Milaim Çekaj zbulon çfarë i tha Millosheviqi gjatë përballjes në Hagë: Më pyeti sa serbë i kam vrarë