Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Arrestohet në Gjilan personi që pretendoi se vuante nga leukemia për të mbledhur para

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 16:21
Arrestohet në Gjilan personi që pretendoi se vuante nga leukemia për të mbledhur para

Një person me inicialet E.A. është arrestuar të shtunën në Gjilan, nën dyshimin se kishte inskenuar një histori të rreme për të përfituar financiarisht nga qytetarët në Kosovë dhe diasporë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari që nga 9 nëntori 2026 kishte pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia akute, duke organizuar një fushatë përmes platformës “GoFund”, kinse për të mbuluar shpenzimet e shërimit dhe rehabilitimit.

Përmes kësaj fushate, ai dyshohet se kishte arritur të grumbullonte gjithsej 189 mijë e 206 euro e 8 centë nga donatorë në Kosovë dhe jashtë vendit

Pas pranimit të informacioneve të para, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke bllokuar të gjitha mjetet financiare në llogaritë bankare të identifikuara si të lidhura me rastin. Ndërkohë, i dyshuari ishte shpallur në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit, brenda afateve kohore do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

gjilanpersonivuante

Të ngjashme

Ky është personi që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Podujevë

Ky është personi që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Podujevë

22:19

Më shumë nga Lajme

  • 16:28Zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit në Llapushnik
  • 16:28Gashi: Budallakia nuk ka skaj, Kurti po e mëson qytetarin të jetojë me varfëri
  • 15:56Qeveria e Kosovës kujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
  • 15:51“Rryma është kulmi”, Ramadani ia numëron dështimet Kurtit
  • 15:37Përplasje mes Ramës dhe një gazetari: “Çfarë je ti, protestues?”