Xhudisti kosovar, Milot Gashi, ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, e cila po mbahet në Selanik të Greqisë, duke shënuar një tjetër sukses për xhudon e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gashi garoi në kategorinë deri në 66 kilogramë, ku zhvilloi disa ndeshje mjaft të suksesshme. Në xhiron e parë, ai mposhti me Ippon garuesin vendas Nikolaos Tosounidis, ndërsa në përballjen e dytë triumfoi po ashtu me Ippon ndaj italianit Francesco Robert Di Benedetto.
Serinë e fitoreve e vazhdoi edhe në xhiron e tretë, duke mposhtur me Ippon Ariel Yehuda Cohen.
