Llapi është rikthyer te fitoret në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:1 Vushtrrinë në kuadër të xhiros së 14-të.
Skuadra llapjane e nisi mirë takimin në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe kaloi në epërsi në minutën e 20-të, kur Kevin D’Almeida realizoi pas asistimit të Arbnor Ramadanit, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e pare
Në pjesën e dytë, Vushtrria arriti të barazojë përkohësisht shifrat në 1:1, por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe mjaft efikas në njëzet minutat e fundit të ndeshjes.
Fiton Ademi riktheu epërsinë e Llapit në minutën e 70-të (2:1) pas asistimit të Kevin D’Almeidas, ndërsa Abdoulaye Yahaya trefishoi shifrat në minutën e 84-t pas një tjetër pasimi vendimtar nga Arbnor Ramadani.
Krejt në fund, në minutën e parë të kohës shtesë (90+1′), protagonisti i ndeshjes Arbnor Ramadani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4:1.
Me këtë triumf, Llapi merr tre pikë jetike për t’u larguar nga zona e rrezikshme e tabelës, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit në klasifikim me vetëm tri pikë të grumbulluara