Trajneri i Malishevës, Kastriot Rexha, ka folur pas fitores me përmbysje 2:1 ndaj Dukagjinit në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës, duke vlerësuar reagimin e skuadrës në pjesën e dytë dhe ndikimin e zëvendësimeve.
Rexha e përshkroi sfidën si një duel të ndarë në dy pjesë të ndryshme, duke pranuar se Dukagjini krijoi vështirësi në 45 minutat e parë, por theksoi karakterin dhe entuziazmin brenda grupit, transmeton IndeksOnline.
“Një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë kundërshtari na shkaktoi probleme dhe mund ta thellonte rezultatin. Por skuadra jonë tregoi karakter. Edhe nëse rezultati do të shkonte në 2:0, skuadra jonë do të reagonte, pasi ekzistonte entuziazmi brenda ekipit”, deklaroi Rexha.
