Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Izet Mexhiti, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe bashkëpunimin rajonal.
Përmes një postimi, Kasami bëri të ditur se në fokus të bisedës ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë te projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet.
Ai e cilësoi Kurtin mik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se nëntori i gjen të përkushtuar në punë dhe projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve.




