Në kuadër të avancimit të kapaciteteve operacionale të Mbështetjes Luftarake të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), bateritë e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake të FSK-së kanë realizuar aktivitetin e qitjes me municion luftarak me mortajën 120 mm të sistemit Vuran në poligonin e qitjes në Bizë të Shqipërisë.
Gjatë aktivitetit u dëshmua profesionalizmi i pjesëtarëve të RML-së në zbatimin e procedurave të sigurisë dhe përdorimin e mortajës 120 mm të sistemit Vuran.
Me këtë rast, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci falënderoi përfaqësuesin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe pjesëtarët e RML-së për angazhimin dhe përkushtimin në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të njësisë.




