Anëtarët e Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës kanë shprehur mospajtime lidhur me mënyrën e sqarimit të rastit të ushtarëve të FSK-së të lënduar gjatë stërvitjeve.
Për këtë rast, kryetari i këtij komisioni, Mefail Bajqinovci ka lexuar reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes për këtë rast, derisa me këtë veprim nuk janë pajtuar dy anëtarët nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Rrahman Rama.
“Mos na lexo ti deklaratat e atyre. Ai ka obligime tjera ndaj komisionit. A je zëdhënës i ministrisë ti a. Mos e hupni veten”, ka qenë reagimi i Musliut kur Bajqinovci filloi leximin e reagimit.



