Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pjesëtari i Mbrojtjes së Afërt i Policisë Ushtarake të FSK-së përfundon kursin në Mbretërinë e Bashkuar

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 16:01
Pjesëtari i Mbrojtjes së Afërt i Policisë Ushtarake të FSK-së përfundon kursin në Mbretërinë e Bashkuar

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar përfundimin e kurseve të ndryshme për ngritje profesionale ushtarake.

Në një njoftim për media, FSK-ja ka njoftuar për suksesin e radhës që një pjesëtar i saj e ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

“OR-5 Valdrin RRECAJ nga Mbrojtja e Afërt e Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin e Mbrojtjes së Afërt në Mbretërinë e Bashkuar. Kursi i cili zgjati nëntë javë, ishte një trajnim intensiv dhe me kërkesa të larta fizike e profesionale, ku nga 30 pjesëmarrës që nisën trajnimin, vetëm 14 arritën ta përfundonin me sukses.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Gjatë këtij programi, sipas njoftimit, pjesëmarrësit u angazhuan në skenarë të ndryshëm operacional, përfshirë edhe ushtrime të evakuimit me helikopter.

“Pjesëtari i FSK-së e përfundoi kursin me rezultate të larta dhe me vlerësim të shkëlqyeshëm nga instruktorët, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe gatishmërie. Ky trajnim, i realizuar në bashkëpunim me Ushtrinë Britanike dhe Policinë Ushtarake Mbretërore (Royal Military Police), dëshmon partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Policisë Ushtarake të FSK-së dhe institucioneve ushtarake britanike.”, thuhet tutje në njoftim.

FSK-ja ka thënë se përvoja dhe njohuritë e fituara do të kontribuojnë në ngritjen e mëtejme të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake.

ushtarakepolicisëfsk-së

Të ngjashme

Zbulohen tre kandidatët për Drejtor të Policisë, në garë edhe ushtruesi i detyrës Fehmi Hoti

Zbulohen tre kandidatët për Drejtor të Policisë, në garë edhe ushtruesi i detyrës Fehmi Hoti

14:39

Më shumë nga Lajme

  • 15:54Osmani: Procesi për Ligjin për Specialen dëmtoi besimin qytetar në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, por edhe Apelin
  • 15:48Apeli vërteton dënimin, burgim i përjeshtëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën
  • 15:38Mungesa e u.d. presidentit të Serbisë në samitin BE-BP, çfarë thotë Brukseli
  • 15:00Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve
  • 14:41Osmani: Kuvendi të mos shndërrohet në gjykatore, procesi për Ligjin për Specialen mund t’i bëjë dëm Apelit