Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Mungesa e u.d. presidentit të Serbisë në samitin BE-BP, çfarë thotë Brukseli

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 15:38
Mungesa e u.d. presidentit të Serbisë në samitin BE-BP, çfarë thotë Brukseli

Ushtruesi i detyrës së presidentit, kryeparlamentari serb, Aleksandar Çupiq e ka njoftuar Komisionin Europian se nuk do të mund të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet më 25 nëntor në Bruksel ka konfirmuar Brukseli.

“Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit Popullor dhe ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, na ka njoftuar se nuk do të mund të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor këtë javë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Europian në një përgjigje me shkrim për N1.

Në përgjigjen e Komisionit nuk u bë e ditur se kush do ta përfaqësojë Serbinë në samit.

Zëdhënësi ka theksuar se Komisioni Europian, Shërbimi Europian për Veprim të Jashtëm dhe përfaqësuesi special i BE-së, Peter Sorensen, tashmë janë takuar me përfaqësuesit e Listës Studentore, në mesin e të cilëve ishte edhe Çupiq, se komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos, është takuar me përfaqësuesit e listës më 2 nëntor, si dhe se ata të hënën kanë marrë pjesë edhe në Forumin e BE-së për Zgjerimin.

“Këto takime ishin një mundësi për shkëmbimin e mendimeve lidhur me planet e Listës Studentore për Serbinë”, kanë deklaruar nga Komisioni Europian.

Siç kanë shtuar ata, të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për ta vazhduar dialogun dhe për t’u dhënë një shtysë të re reformave që sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Serbisë, në përputhje të plotë me vlerat e Bashkimit Europian.

“BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë me udhëheqjen e re të Serbisë, në mënyrë që Serbia të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit.

europianpresidentitserbisë

Më shumë nga Lajme

  • 16:57Dy persona dënohen me nga 3 mijë euro gjobë për falsifikim të rezultateve të votimit në Gjakovë
  • 16:39Ish-presidentja Vjosa Osmani padit gazetarin Vehbi Kajtazi për shpifje
  • 16:32Ambasadori amerikan në Tiranë sërish shkon në SPAK
  • 16:30Një veturë zyrtare aksidentohet në fshatin Miradi
  • 16:29‘‘Tragjikomedi me shtet’’, Sadiku: Deputetët e VV harrojnë që janë në pushtet, ia faturuan ZRRE’së problemet e keqqeverisjes