Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 euro e 80 centë duke mashtruar se është i sëmurë, ka thënë se familja nuk e ka qenë njohuri për mashtrimet e tij.
Në një deklaratë ekskluzive për Tëvë1, ai u ka kërkuar falje të gjithë atyre që kanë dhënë para dhe janë ra preh e mashtrimit.
Azemi ka thënë se djali i tij nuk ka mundur t’i bëjë të gjitha i vetëm dhe ka përmendur emrin e një personi që është shoqëruar me djalin e tij.
“Besoni që në dy tri javë nuk është sillë nga shtëpia, ata ishin kanë krejt tu e planifikuar, unë nuk e di veç djalin temë e njoh, e djali jemi tash i qet kush kane qenë ata se djali jem nuk ka mujt me bo këtë plan kurrë në jetë të vet, qysh ka mujt me shku në Prishtinë me marrë fals, në Turqi fals unë nuk po e di qysh. Në Zot të betohemi se ne nuk e kemi ditë edhe i kërkoj falje shqiptarizimit që kanë kontribuar deri edhe 5 cent, pare janë tek “Go found” me, paret tek sheshi çka janë mbledhë krejt janë në bankë e dinë policia ato pare krejt kthehen ne as 5 cent nuk kemi marrë. Ma mirë me pas dek, besoni Zotin se qita që e ka bo, jo ai por edhe tre te tjerët me pas vdekë se kjo që ka ndodh, nuk e di çka u bo dhe kush është pas kësaj pune”, ka thënë ai për Tëvë1.
Ai ka treguar se djalin e ka pa në gjendje të lodhur dhe kur e ka pyetur se çfarë kishte i kishte thënë se “s’jam tu mujt”.




