Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rizvanolli: Gjetjet e auditorit lidhen me regjistrimin e pasurive, projektet e efiçiencës së energjisë janë realizuar me sukses

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 10:52
Rizvanolli: Gjetjet e auditorit lidhen me regjistrimin e pasurive, projektet e efiçiencës së energjisë janë realizuar me sukses

Ministria e Ekonomisë ka marrë opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2025, kryesisht për shkak të pasaktësive në regjistrimin dhe paraqitjen e pasurive, ndërsa Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë gjithsej pesë rekomandime, tri prej të cilave janë të reja dhe dy të përsëritura nga viti paraprak.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, tha se gjetjet kryesore të auditorit lidhen me regjistrimin dhe paraqitjen e pasurive, kapitalizimin dhe klasifikimin e shpenzimeve, një procedurë të prokurimit të ekspertëve dhe funksionimin e auditimit të brendshëm.

Ajo theksoi se, me përjashtim të çështjeve të evidentuara në raport, pasqyrat financiare paraqesin në mënyrë të drejtë gjendjen financiare të ministrisë, ndërsa transaksionet gjatë ekzekutimit të buxhetit kanë qenë në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi.

“Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Ekonomisë për këtë vit. Për qartësim për publikun, kjo do të thotë që, me përjashtim të çështjeve të evidentuara në raport, pasqyrat financiare paraqesin në mënyrë të drejtë gjendjen financiare të ministrisë. Po ashtu, auditori ka konstatuar se transaksionet e kryera gjatë ekzekutimit të buxhetit kanë qenë në të gjitha aspektet materiale në pajtueshmëri me legjislacionin e zbatueshëm. Në raport janë gjithsej 5 rekomandime. Çështjet kryesore që kanë qenë në fakt gjetje edhe përgjatë viteve të kaluara dhe kanë tendencë të jenë edhe tek institucionet e tjera, lidhen me regjistrimin dhe paraqitjen e pasurive. Dhe për shkak të vlerës së tyre, kjo në fakt ka ndikuar që 2 vitet e fundit ta kemi opinionin e kualifikuar, megjithëse nuk ka pasur gjetje të tjera materiale. Pastaj, kapitalizimin dhe klasifikimin e shpenzimeve kanë të bëjnë gjetje të tjera”, tha ajo.

Rizvanolli tha se ministria i ka trajtuar të gjitha rekomandimet dhe ka përgatitur planin e veprimit, ku janë përcaktuar masat, afatet dhe njësitë përgjegjëse për zbatimin e tyre.

“Një procedurë të prokurimit të ekspertëve, të cilën do ta diskutojmë më vonë, si dhe me funksionimin e auditimit të brendshëm. Ministria i ka trajtuar të gjitha rekomandimet dhe ka përgatitur planin e veprimit, përmes të cilit janë përcaktuar masat, afatet dhe njësitë përgjegjëse për zbatimin e tyre. Çështja e parë dhe kryesore, për shkak të së cilës në fakt na është dhënë opinion i kualifikuar, është ajo që e përmendët edhe ju, ka të bëjë me projektet e efiçiencës së energjisë, të cilat janë zbatuar në nivelin komunal dhe nivelin qendror, përmes të cilit kanë fituar 22 komuna, përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë janë zbatuar 12 projekte. Vlera e përgjithshme e të dy projekteve ishte rreth 6.6 milionë”, tha ajo.

Ministrja theksoi se gjetjet e auditorit nuk lidhen me dështimin e projekteve të efiçiencës së energjisë, cilësinë e realizimit apo humbjen e mjeteve publike, por me mënyrën e paraqitjes së tyre në pasqyrat financiare.

“Të dy projektet janë realizuar me sukses. Investimet kanë përfunduar dhe objektet janë vënë në përdorim nga komunat dhe institucionet përfituese. Prandaj, dua të qartësoj që gjetja e auditimit nuk lidhet me dështimin e projekteve ose cilësinë e realizimit, ose mungesën apo humbjen e mjeteve publike, mirëpo thjesht paraqitjen e tyre në pasqyrat financiare të ministrisë. Deri më 31 dhjetor, 2025, projektet kanë qenë në periudhën e përgjegjësisë për defekte, ndërsa pas kësaj periudhe ato ministria ka përgatitur marrëveshjet për bartjen e pronësisë dhe u ka përcjellë komunave ose institucioneve të tjera për nënshkrim. Dhe u është kërkuar përfituesve regjistrimi i pasurive në SIMFK dhe përcjellja e ID-ve dhe dëshmive përkatëse të regjistrimit”, tha ajo.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit, Besian Mustafa, gjatë prezantimit të gjetjeve të auditimit, tha se pesë rekomandimet lidhen me çështje që kanë ndikuar në dhënien e opinionit të kualifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Sipas tij, tri rekomandime janë të reja, ndërsa dy janë përsëritur nga viti 2024, kur ministria kishte pasur po ashtu pesë rekomandime, prej të cilave tri ishin zbatuar.

Mustafa tha se njëra nga gjetjet kryesore ka të bëjë me pasaktësitë në paraqitjen e pasurive, ku vlera e tyre ishte mbivlerësuar për gati shtatë milionë euro dhe nënvlerësuar për 181 mijë euro të tjera.

“Për vitin 2025, për çka dhe jemi mbledhur sot, janë gjithsej 5 rekomandime, 3 prej të cilave janë të reja dhe dy të përsëritura nga viti paraprak, ndërsa në vitin 2024 ka pasur po ashtu pesë rekomandime, ku 3 ishin zbatuar dhe dy kanë kaluar, janë përsëritur për vitin 2025. Këto pesë çështje që kanë ndikuar në opinionin e kualifikuar nga ana e ZK-së, çështja A, prezantim jo i saktë i pasurive në pasqyrat financiare vjetore. Ministria nuk kishte prezantuar saktë vlerën e pasurive në pasqyra të vitit 2025 dhe, si rezultat, vlera e pasurive ishte mbivlerësuar për gati 7 milionë dhe nënvlerësuar për 181 000 euro të tjera. Ministria e Ekonomisë kishte mbështetur projektin Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë në objektet në pronësi të komunave, me mjete financiare në vlerë prej 4.6 milionë euro. Projekti kishte përfunduar në vitin 2024 dhe 22 komuna kishin përfituar investime në objekte të ndryshme”, tha ai.

Sipas Mustafës, ndonëse ministria kishte nënshkruar marrëveshje me 19 komuna për bartjen e pronësisë së aseteve, ato vazhdonin të figuronin në regjistrat e ministrisë dhe jo në regjistrat e komunave përfituese.

Ndërsa, për tri komuna, deri më 31 dhjetor 2025, marrëveshjet për bartjen e pronësisë nuk ishin nënshkruar.

“Megjithatë, edhe pse ministria kishte nënshkruar marrëveshje me 19 komuna, për bartjen e pronësisë së aseteve të komunave përkatëse, këto pasuri kishin vazhduar të mbaheshin në regjistrat e ministrisë, pra jo të komunave, dhe ishin raportuar në pasqyrat financiare vjetore si investime në vijim, duke mbivlerësuar vlerën e pasurive. Ndërsa për 3 komuna deri më 31.12.2025, nuk kishin nënshkruar ende marrëveshjet për bartjen e pronësisë së aseteve nga ministria te këto komuna përfituese. Po ashtu, projekti Implementimi i masave të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në 12 objekte publike të nivelit qendror, në vlerë prej 2 milionë e pak euro, edhe pse kishte përfunduar në fund të vitit 2024, ministria nuk kishte bërë bartjen e pronësisë për këto pasuri te institucionet përkatëse. Pra, në regjistrat e pasurisë së ministrisë, ky projekt ishte regjistruar si investime në vijim, në shumë prej 1.92 milionë euro, duke mbivlerësuar regjistrin e pasurive”, tha ai.

Mustafa shtoi se pasaktësi kishte edhe në regjistrimin e pasurive kapitale, përfshirë raportimin e dyfishtë të pasurive në vlerë prej 406 mijë eurosh, regjistrimin e një pasurie me vlerë neto zero, ndonëse vlera e mbetur ishte 23 mijë e 791 euro, si dhe mos përfshirjen e një pasurie me vlerë 74 mijë euro në regjistrin e pasurive kapitale.

“Përveç kësaj, ministria nuk kishte prezantuar saktë vlerën e pasurive prej 406 000 euro në pasqyra, për faktin se këto ishin pasuri kapitale dhe, përveç se i kishte raportuar te regjistri i pasurive mbi 1 000 euro, ato i kishte raportuar edhe në regjistrin e pasurive nën 1 000 euro. Pra, vlera është mbivlerësuar. Gjithashtu, në regjistrin e pasurive kapitale ishte evidentuar një pasuri me vlerë neto 0 euro, edhe pse sipas dokumenteve përkatëse ajo kishte vlerë të mbetur 23 791 euro. Po ashtu, një pasuri tjetër nuk ishte përfshirë në regjistrin e pasurive kapitale në vlerë 74 000 euro, e blerë në vitin 2018, duke rezultuar në prezantim jo të saktë të pasurive kapitale. Si rrjedhojë, pasuritë ishin nënvlerësuar”, tha ai.

financiareregjistriminpasurive

Më shumë nga Lajme

  • 10:58“Arritjet” e Kurtit, Bajrami: Çka presin qytetarët përpos uljes së çmimit të biletave për të ikur në Gjermani?
  • 10:52Haxhiu nga Kuvendi: Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por përgjegjësi e shtetit
  • 10:39Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq
  • 10:12E-mail mashtrues në emër të drejtorit Fehmi Hoti, Policia del me kërkesë për qytetarët
  • 10:12Digjet një veturë te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë – raportohet se i përket profesoreshës universitare, Njomza Llullaku