Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas publikimit të raportit për të arriturat e Qeverisë gjatë periudhës 2021–2026, duke vënë në pikëpyetje realizimin e premtimeve të tij.
Bajrami ka përmendur disa nga zotimet e Kurtit, përfshirë ndërtimin e 160 çerdheve, përfundimin e rrugëve për Podujevë, Pejë, Mitrovicë e Gjilan, luftimin e korrupsionit, furnizimin e spitaleve me barna dhe rritjen e rezervave shtetërore, duke kërkuar të dijë se çfarë është realizuar në këto fusha.
Ajo ka ngritur pikëpyetje edhe për politikat energjetike të Qeverisë, investimet në hekurudha e diga, si dhe premtimet për bashkimin kombëtar dhe kërkimfaljen nga Serbia.
Deputetja e LDK-së ka thënë se gjatë gjashtë vjetëve të qeverisjes së Kurtit, në dispozicion kanë qenë rreth 20 miliardë euro, ndërsa ka vënë në pikëpyetje rezultatet e arritura me paratë e taksapaguesve.
Bajrami ka ironizuar edhe me perspektivën e qytetarëve të Kosovës, duke e lidhur atë me emigrimin dhe largimin drejt Gjermanisë.
Postimi i plotë:
Çka kish raportu Albini për gjashtë vjet?
A kish raportu se i ka ndërtu 160 çerdhe?
A kish raportu se i ka përfundu rrugët për Podujevë, Pejë e Mitrovicë?
Po rrugën për Gjilan, a kish raportu se e ka përfundu për të 13-ën herë?
A kish raportu se i ka çu hajnat në burg?


