Sekretarja e Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti.
Ajo ka bërë me dije se ai është bllokuesi kryesor i formimit të institucioneve të reja.
Çitaku ka thënë se Kurti po dëshiron nënshtrimin e opozitës.
“Kosova tash e dy vite është pa institucione. Pa Qeveri, pa president, pa kuvend. Dhe terë kjo po ndodh në prag të 16 shatorit. A e merrni me mend çfarë mungese e vetëdije politike, kombëtare dhe qytetare është kjo”, ka thënë ajo.
Deputetja e PDK-së ka treguar se kryetari i kësaj partie nuk do të shkojë në asnjë takim me Albin Kurti.
Sipas saj, ftesa e lideri të VV-së për takim për çështjen e nënkryetarëve të Kuvendit është qesharake.
“Albin Kurti po e shantazhin opozitën, po kërkon me çdo kusht të zgjedh një president çfarë e do ai vet dhe në thelb votat po i kërkon për presidentin. Ai po thotë: unë e konsitituoj Kuvendin, nëse ju ma votoni presidentin sipas shije time. Kjo është e papranueshme në demokraci, ky është shantazh, ky është kërcenim për deputetët e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur ajo për Nacionale.




