Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 11:07
AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përdorimin dhe tregtimin, si dhe ka mbikëqyrur asgjësimin e 5,560 kilogramëve misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar se përmbajtja e aflatoksinës B1 ishte mbi kufijtë maksimalë të lejuar.

Sipas njoftimit të AUV-së, masat janë ndërmarrë ndaj tri subjekteve ekonomike, në të cilat më 29 tetor 2026 është realizuar asgjësimi i misrit nën mbikëqyrjen e inspektorëve të këtij institucioni.

Sasitë e asgjësuara janë:

Agro Com Sh.P.K. në Fushë Kosovë – 3,270 kilogramë;

Thermo-1 Sh.P.K. në Prugoc të Prishtinës – 1,040 kilogramë;

NTP “Te Hysi” në Shtime – 1,250 kilogramë.

Aflatoksina B1 është një toksinë e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të kontaminojë drithërat, veçanërisht misrin. Ekspozimi i zgjatur ndaj saj mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.

AUV paralajmëron se, përmes ushqimit të kontaminuar për kafshë, kjo toksinë mund të shndërrohet në aflatoksinë M1 dhe të kalojë në qumësht, duke paraqitur rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve.

Agjencia u ka bërë thirrje fermerëve, prodhuesve dhe tregtarëve të ushqimit për kafshë që të sigurojnë origjinën dhe gjurmueshmërinë e produkteve, të zbatojnë kushtet e duhura të ruajtjes dhe të mos përdorin apo tregtojnë misër në të cilin është konstatuar tejkalim i kufijve të lejuar të aflatoksinës B1.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe AUV do të vazhdojnë kontrollet zyrtare, analizat laboratorike dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin e qarkullimit të produkteve që paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve”, thuhet në njoftim.

AUV thekson se siguria e ushqimit për kafshë është pjesë thelbësore e mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe e sigurisë së gjithë zinxhirit ushqimor.

misëraflatoksinësserbia

Më shumë nga Lajme

  • 11:45Shtëpia botuese "Demos" promovon në Zvicër librin "Lufta për Kosovën" - ftohen bashkëatdhetarët në takimet e organizuara
  • 11:36Musliu: Kur kryeministri s’i përgjigjet Prokurorisë - pse të mos trimërohen të tjerët?
  • 11:34Mustafi: Shqiptarët e Luginës dëshmuan fuqinë politike me mbi 27 mijë vota, numri më i lartë që nga viti 2000
  • 10:55Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i Presidentes
  • 10:50Dy të rinj nga Vushtrria kapen nga policia shqiptare në Morinë, kërkoheshin nga INTERPOL-i