Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë kriminelët në Kosovë trimërohen, kur e shohin që vetë kryeministri nuk i përgjigjet Prokurorisë si detyrim ligjor.
Ajo ka ngritur shqetësimin për mesazhin që po i jepet qytetarëve, duke theksuar se sundimi i ligjit fillon nga ata që qeverisin.
“Pse të mos trimërohen kriminelët në Kosovë, kur nga vetë kreu i shtetit u krijohet bindja se përballja me drejtësinë është çështje zgjedhjeje dhe jo detyrim ligjor?

