Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Endrick largohet nga Real Madridi në formë huazimi në janar

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 20:23
Endrick largohet nga Real Madridi në formë huazimi në janar

Sulmuesi brazilian Endrick mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, në formë huazimi, në kërkim të më shumë minutave dhe hapësirës për të treguar potencialin e tij.

Sipas raportimeve të “diarioas”, Endrick ka filluar të kërkojë një klub të ri që mund t’i garantojë hapësira loje dhe mundësinë për të marrë pjesë në kompeticione evropiane, duke i mundësuar kështu vazhdimin e zhvillimit të tij.

Sipas raportit, si Sporting CP ashtu edhe AS Roma janë shumë të interesuara për ta afruar atë.

Vetë Endrick, në konferencën për shtyp të mbajtur sot me kombëtaren e Brazilit, u shpreh: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar. Thjesht dua të luaj, të jem i lumtur.”

“Jam shumë i ri, jam 20 vjeç. Dua vetëm të jem i lumtur, të luaj, të shënoj gola e të jap asiste, si dhe të ndihmoj shokët e mi të skuadrës.”

“Ajo që më ndodhi në Lion, për shembull, ishte një nga gjërat më të mira që më kanë ndodhur ndonjëherë; pa dyshim, momenti më i lumtur.”

Paulo Fonseca, i cili e ka stërvitur Endrick-un te Lioni, tashmë drejton ekipin në Lisbonë dhe, sipas raportimeve, ka kërkuar personalisht afrimin e tij.

Endrick, siç bëhet e ditur, nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar dhe po i shqyrton të gjitha ofertat që ka marrë së fundmi.

endricklargohetreal

Të ngjashme

Zubimendi në radarët e Real Madridit, Chelsea dhe Atletico Madrid-it

Zubimendi në radarët e Real Madridit, Chelsea dhe Atletico Madrid-it

21:10
Marcus Thuram largohet nga Franca, Eli Junior Kroupi merr ftesën e parë nga kombëtarja!

Marcus Thuram largohet nga Franca, Eli Junior Kroupi merr ftesën e parë nga kombëtarja!

17:35
Raul Gonzales emërohet trajner i ri i skuadrës spanjolle

Raul Gonzales emërohet trajner i ri i skuadrës spanjolle

16:00

Më shumë nga Sport

  • 20:53UEFA publikon renditjen e Fair Play, në cilin vend gjendet Kosova?
  • 20:47Gjest i madh nga Tenerife, zotohet se do ta ndihmojë financiarisht vajzën njëvjeçare të futbollistit që vdiq në Spanjë
  • 20:44Zhegrova mund të bëhet bashkëlojtar me Rashicën edhe në nivel klubesh
  • 20:01Përgatitjet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër
  • 18:22Simonelli: San Siro? Një stadium i projektuar 100 vjet më parë nuk i përshtatet nevojave të sotme