Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Përgatitjet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 20:01
Përgatitjet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Rolando Maran dhe zhvilluan stërvitjen me ngarkesë të plotë.

Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Cristian Shpendi kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar në fushë, me qëllim rikuperimin nga dëmtimet e pësuara pas goditjeve të marra në ndeshjet e fundit me klubet e tyre përkatëse.

Të dy futbollistët pritet t’i bashkohen grupit nesër, për seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me Finlandën.

Seanca e sotme nisi me punën në palestër, ndërsa më pas trajneri Rolando Maran, së bashku me ekipin, punoi në disa situata të ndryshme loje dhe aspekte taktike.

Nesër, kombëtarja shqiptare do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në orën 11:00, që do të jetë 15 minutat e para e hapura për mediat.

Po nesër në orën 16:00 në stadiumin do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajneri Maran dhe një lojtari.

Sa i përket programit të Finlandës, ekipi mik do të zhvillojë konferencën zyrtare për media në orën 11:30 dhe në orën 12:30 do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore.

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League, do të luhet të enjten, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Stadiumi do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë, duke qenë se janë shitur të gjithë biletat për këtë sfidë.

seancënzyrtare

Të ngjashme

MPDJ del me deklaratë për hyrjen e nga përfaqësues dhe studentë nga Lista Studentore

MPDJ del me deklaratë për hyrjen e përfaqësuesve dhe studentëve nga Lista Studentore në Kosovë

16:41
Presidenca: Fotografia zyrtare e Presidentes u vendos në institucionet e vendit, u shpërnda edhe në misionet diplomatike në mbarë botën

Presidenca: Fotografia zyrtare e Presidentes u vendos në institucionet e vendit, u shpërnda edhe në misionet diplomatike në mbarë botën

17:52
Zyrtare: KF Prishtina e Re transferon dy talentë nigerianë

Zyrtare: KF Prishtina e Re transferon dy talentë nigerianë

16:44

Më shumë nga Sport

  • 21:10Zubimendi në radarët e Real Madridit, Chelsea dhe Atletico Madrid-it
  • 20:53UEFA publikon renditjen e Fair Play, në cilin vend gjendet Kosova?
  • 20:47Gjest i madh nga Tenerife, zotohet se do ta ndihmojë financiarisht vajzën njëvjeçare të futbollistit që vdiq në Spanjë
  • 20:44Zhegrova mund të bëhet bashkëlojtar me Rashicën edhe në nivel klubesh
  • 20:23Endrick largohet nga Real Madridi në formë huazimi në janar