Martin Zubimendi mund të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të janarit, pasi interesimi për mesfushorin spanjoll po rritet nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
Sipas raportimeve të “The Independent”, Real Madridi, Atletico Madridi dhe Chelsea po e monitorojnë nga afër situatën e 27-vjeçarit, i cili aktualisht është pjesë e Arsenalit.
Zubimendi nuk po kalon periudhën më të mirë në Londër, pasi konkurrenca në mesfushën e skuadrës së Mikel Artetës është shtuar ndjeshëm pas transferimit të Bruno Guimaraes nga Newcastle United.
Të tre klubet kanë nevojë për një mesfushor, ndërsa Zubimendi shihet si një nga të paktët lojtarë të nivelit të lartë që mund të jetë i disponueshëm në dritaren e ardhshme të transferimeve.


