UEFA ka publikuar renditjen përfundimtare të Fair Play për sezonin 2025/2026, ku Kosova është pozicionuar në vendin e 37-të nga 55 federatat anëtare, me 7.957 pikë. Ndërkaq, në kategorinë që vlerëson sjelljen e shikuesve, vendi i Kosovës është dukshëm më i mirë, pasi renditet e 17-ta.
Renditja e publikuar nga UEFA të martën bazohet në vlerësimin e ndeshjeve të të gjitha garave të saj, si në nivel klubesh, ashtu edhe në atë të përfaqësueseve. Periudha e marrë në shqyrtim përfshin ndeshjet e zhvilluara nga 1 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026.
Në klasifikimin e përgjithshëm, Kosova ka grumbulluar 7.957 pikë nga 75 ndeshje të vlerësuara. Para saj gjenden, ndër të tjera, Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të, ndërsa pas Shqipëria në të 48-tin dhe Serbia në të 47-tin.
Pas Kosovës renditen edhe Kroacia, Qiproja, Gjibraltari dhe Portugalia.
