Kombëtarja e Francës ka pësuar një ndryshim në listën e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, është detyruar të largohet nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa në vend të tij pritet të jetë talenti i Bournemouthit, Eli Junior Kroupi.
Sipas raportimit të gazetarit Fabrice Hawkins, Kroupi është ftuar nga përzgjedhësi Zinédine Zidane, duke marrë kështu për herë të parë në karrierën e tij ftesë për ekipin e parë të Francës
Thuram ka ndier shqetësime në pjesën e pasme të kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së fundit me Interin ndaj Comos, ku madje arriti të shënojë gol. Megjithatë, pas kontrolleve mjekësore dhe mungesës së përmirësimit, është vendosur që sulmuesi të largohet nga grumbullimi i Francës dhe të rikthehet te klubi i tij për rikuperim.
