Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse

GD
Gazeta Demos27 shtator 2026 në 10:21
Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ndërmarrë masa për përballimin e inflacionit, duke propozuar uljen ose largimin e përkohshëm të akcizës apo Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për derivatet.

Rafuna ka kërkuar që masat të synojnë veçanërisht sektorin e bujqësisë dhe atë të transportit.

“Ne kemi ngritë zërin dhe kemi bërë një kërkesë publike, por edhe kërkesë me shkrim te Qeveria e Republikës së Kosovës që me ulë tatimin e akcizës apo tatimin e vlerës së shtuar, me ulë apo me largu për një kohë të caktume (për derivatet e naftës dhe benzinës) e që me iu ndihmu qytetarëve të Republikës së Kosovës, por me theks, me iu ndihmu dy sektorëve, sektorit të bujqësisë, për shkak se ka qenë koha e pranverës dhe koha e mbjelljeve të produkteve bujqësore. Po ashtu edhe sektorit të transportit, qoftë udhëtarëve apo transportit të mallrave, për shkak se janë sektorë që ndikojnë drejtpërdrejt në inflacion ose në ngritjen e çmimeve që më pas reflektojnë edhe te ulja e standardit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ai për Ekonomia Online.

Ai ka thënë se OEK-u po i përcjell me shqetësim të dhënat për inflacionin, duke theksuar se rritja nga 5.3 për qind në fillim të vitit në 7.2 për qind paraqet shqetësim.

“Vazhdojmë me i pa me shqetësim. I kemi edhe të dhënat e fundit edhe nga Oda Ekonomike, nga sektori i analizave, të cilat na dëshmojnë që sektori i transportit dhe energjisë prijnë më së shumti në strukturën e inflacionit që na ka arritë mbi 7%. Në muajin janar e kemi fillu me 5.3, kurse tani na ka arritë inflacioni në 7.2. Edhe është shumë shqetësuese që qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim ose asnjë vendim se si me e ndalë inflacionin apo edhe me ulë inflacionin që me iu ndihmu qytetarëve që me kalu më lehtë këtë sfidë”, tha ai për Ekonomia Online.

Rafuna ka shprehur shqetësim edhe për muajt e ardhshëm, veçanërisht për periudhën e dimrit, duke e lidhur këtë me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe faktorët gjeopolitikë.

“Po tani kam frikën që ne po hyjmë edhe nga periudha e dimrit. Kur edhe në Evropë, se ne importojmë edhe dihet se sa e kemi, mbi 7 miliardë e kemi importin. Frika jonë edhe si OEK parashikimet nuk janë shumë pozitive në situatën që jemi sot për shkak të faktorëve gjeopolitikë. Shikoni, Banka Qendrore Evropiane i ka ngritë normat e interesit pikërisht si rezultat që pritet me u rritë inflacioni, po edhe FED-i amerikan i ka ngritë normat e interesit pikërisht për shkak të tendencës së rritjes së inflacionit, dhe kam frikë që do të rritet edhe më shumë inflacioni dhe jeta e qytetarëve do të shkojë duke u vështirësu”, tha ai.

Për këtë arsye, kryetari i OEK-ut ka kërkuar nga Qeveria që të përgatisë një paketë masash për përballimin e inflacionit.

“Për këtë arsye, qeveria duhet me urgjencë me përgatitë një paketë, sikurse çdo vend tjetër, se nuk është vetëm Kosova që po e përgatit këtë paketë, po të gjitha vendet e kanë përgatitë, me përgatitë një paketë se si me i bërë ballë inflacionit e mos me leju me u rritë më shpejt”, tha ai.

Rafuna ka folur edhe për situatën ekonomike dhe mungesën e institucioneve me fuqi të plotë, duke thënë se vonesat po ndikojnë në mundësitë për zhvillim ekonomik dhe investime.

“Një si përmbledhje, e di që nuk po presim ditë të mira. Ne jemi çdo ditë që vonohemi, çdo ditë humbim mundësi, sidomos nga plani i rritjes, po edhe nga fondet e tjera që janë të parapara për me na ndihmu që me u integru në tregjet rajonale, në tregun e Bashkimit Evropian dhe kështu me radhë. Kosova po ngec, jemi duke ngec, jemi duke humbë shumë, jemi duke mbetë shumë mbrapa në zhvillim ekonomik, në investime, në gjithçka, si rezultat i mospasjes së institucioneve me fuqi të plotë. Edhe në këtë rast ju bëj thirrje që të gjendet një zgjidhje, të ecim përpara se jemi shumë vonë edhe nuk kemi momentumin më të mirë të tonin”, tha ai.

rafunaqeveriakosovës

Të ngjashme

Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe pesë nisma të tjera për reformën në drejtësi

Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe pesë nisma të tjera për reformën në drejtësi

20:05
Bajrami për vendimin e Speciales: Është dënuar shteti i Kosovës, katërshja e UÇK’së kanë marrë një dënim shumë të madh

Bajrami për vendimin e Speciales: Është dënuar shteti i Kosovës, katërshja e UÇK’së kanë marrë një dënim shumë të madh

19:32
“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës

“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës

17:45
Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

17:17

Më shumë nga Lajme

  • 10:31Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji
  • 10:16Dyshohet se nën ndikim të alkoolit tentoi të sulmonte bashkëshorten dhe nënën në Istog
  • 09:51Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës
  • 09:289 të arrestuar për krime lufte në veri të vendit
  • 09:20Sot protesta në disa qytete të Evropës: Shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së