Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten në Istog.

Sipas informatave të Policisë, rreth orës 16:30, një burrë dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte shkuar në shtëpi dhe kishte tentuar t’i sulmonte dy viktimat, nënën dhe bashkëshorten e tij.

Pas rastit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.