Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

9 të arrestuar për krime lufte në veri të vendit

GD
Gazeta Demos27 shtator 2026 në 09:28
9 të arrestuar për krime lufte në veri të vendit

Nëntë persona janë arrestuar të dielën në komunën e Zubin Potokut, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të 27 shtatorit 2026, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Operacioni, i koduar “Dosja 23”, është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara policore.

Sipas komunikatës, operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për detaje të mëtejshme lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra do ta informojnë publikun në momentin kur informacioni mund të bëhet publik.

arrestuarkrimelufte

Më shumë nga Lajme

  • 09:51Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës
  • 09:20Sot protesta në disa qytete të Evropës: Shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:08Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë
  • 08:43‘‘Qëndresa vazhdon, zëri ynë nuk shuhet’’, Endrit Thaçi falënderon protestuesit
  • 08:39Përleshja në Veternik, arrestohen 8 persona