Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar referendumin e ’91-tës, që u bë për pavarësimin e Republikës së Kosovës.
Lajme
“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës

Në përkim me zhvillimet e asaj kohe, Kurti çmoi vullnetin e shqiptarëve për pavarësi dhe sovranitet, dy vjet pasi Serbia i suprimoi autonominë Kosovës, shkruan IndeksOnline.
“Referendumi i shtatorit 1991 për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, përfaqëson një ngjarje me rëndësi historike, meqë ishte e para herë që populli i Kosovës po deklarohej lirshëm duke shprehur vullnetin e tij për vetëvendosje. Përmes këtij referendumi, populli i Kosovës ia bëri me dije Evropës dhe botës demokratike, aspiratën e tij politike që Kosova të jetë një shtet i pavarur dhe sovran si dhe i barabartë me shtetet e tjera demokratike” shkroi Kurti.



