Akademiku Arsim Bajrami ka deklaruar se pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, çështja nuk duhet të trajtohet vetëm si kauzë politike apo partiake, por si detyrim shtetëror.
Ai tha se me dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, është dënuar shteti i Kosovës.
“Është e vërtetë se katër krerët e UÇK-së atje kanë marrë një dënim, dënim shumë të madh, po është dënuar shteti i Kosovës dhe padyshim që edhe shteti i Kosovës duhet të vihet në dispozicion të plotë me të gjitha kapacitetet”, tha ai në Klan Kosova
Bajrami kërkoi mobilizimin e institucioneve dhe unitetin e partive politike, duke theksuar se Kuvendi i Kosovës duhet të shprehë qëndrimin e tij ndaj aktgjykimit.




