Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Brahimaj: Besoj se në Apel ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 18:13
Brahimaj: Besoj se në Apel ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

Lahi Brahimaj, ish-i akuzuar nga Tribunali i Hagës, ka rrëfyer për situatën e 14 viteve më parë, kur ishte marrë vendimi që ai bashkë me Ramush Haradinajn dhe të tjerët të shpallen i pafajshëm për krime lufte.

Ai ka thënë se gjykimi ndaj tyre ishte një proces i gjatë që pas rreth tetë viteve kulmoi me shpalljen e pafajësisë së tyre.

Brahimaj ka thënë se beson fuqishëm se njëjtë do të ndodh edhe me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohën nga Gjykata Speciale në Hagë, e që sipas tij, në shkallë të dytë, ata do të shpallen të pafajshëm.

“Unë besoj shumë se ditën që do të ndodh shkalla e dytë, ata do të shpallen të pafajshëm. Besoj se kjo do të ishte më shumë në interes të Kosovës sesa të të akuzuarve, sepse dënimi i tyre është edhe dënim për krejt Kosovën, sepse Serbia mund të thirret në dënimin e tyre. Uroj që ky grupi që është themeluar të jenë më punëtorë, të dalin me një plan se si do të procedohet tutje.”, ka thënë Brahimaj.

Ai ka folur edhe për kohën e kaluar në qendrën e paraburgimit, ditën e aktgjykimit ndaj tij dhe të tjerëve, si dhe udhëtimin për në Kosovë, pasi u shpallën të pafajshëm.

“Ekipi i mbrojtjes ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ne atë ditë, në të njëjtën udhëtim dhe me të njëjtin avion jemi kthyer. Në mbrëmje kemi udhëtuar nga njësia e paraburgimit, e nga Roterdami për në Prishtinë.”, ka thënë ai në Info Magazine në Klan Kosova

pafajshëmbrahimajshpallen

Të ngjashme

Lahi Brahimaj kujton pafajësinë në Hagë: Uroj që edhe çlirimtarët e tjerë të kthehen të pafajshëm në Kosovë

Lahi Brahimaj kujton pafajësinë në Hagë: Uroj që edhe çlirimtarët e tjerë të kthehen të pafajshëm në Kosovë

11:25
21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

08:32
Lahi Brahimaj kujton rënien e nipit, Luan Haradinajt: Ka qenë goditje jo veç për familjen e UÇK-në, por për tërë Kosovën

Lahi Brahimaj kujton rënien e nipit, Luan Haradinajt: Ka qenë goditje jo veç për familjen e UÇK-në, por për tërë Kosovën

21:42
Brahimaj rrëfen momentin më qesharak që i ndodhi Hashim Thaçit, Luan Haradinajt dhe Kadri Veselit

Brahimaj rrëfen momentin më qesharak që i ndodhi Hashim Thaçit, Luan Haradinajt dhe Kadri Veselit

21:24

Më shumë nga Lajme

  • 18:04Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, 7-vjeçari vdes, nëna në gjendje kritike
  • 17:1210 ditë vizita në muaj, sport, gatim: Kushtet brenda burgut ku mbahen ish-krerët e UÇK-së!
  • 17:11Tensionohet situata në Shqipëri/ Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt autobotëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
  • 16:55Identifikohet i riu që vendosi flamurin shqiptar mbi automjetin e policisë në Tetovë, thirret në polici
  • 16:39PDK gati për miratimin e nismës së re për Specialen, LVV s’do nxitim, Aleanca premton votën