Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 16:49
Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?

Avokati dhe ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka cilësuar si “vendim kompromisi” aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Shala tha për KosovaPress se vendimi është marrë në një situatë që ai e përshkroi si kaos kushtetues dhe politik, duke vlerësuar se gjykata nuk kishte shumë alternativa për të dalë nga kjo situatë.

Gjykata Kushtetuese më 23 shtator ka vendosur se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë antikushtetues, mirëpo ka konstatuar se legjislatura e njëmbëdhjetë është konstituar pas afatit prej 30 ditësh të paraparë në aktgjykimin e fundit të tyre.

Si pasojë juridike e kësaj, Kushtetuesja ka thënë se afati për zgjedhjen e presidentit ka nisur të rrjedhë nga data 8 gusht, ndërkaq përfundon më 6 tetor.

Tutje, Gjykata ka thënë se deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Ka qenë një vendim i kompromisit. Ngase jemi në atë situatë jashtëzakonisht të kaosit, si të them, kushtetues dhe politik, saqë nuk ka pasur mundësi tjetër përveç të nxjerrë një vendim të tillë, siç është edhe ky vendim që konsideroj është i kompromisit. Ngase ka konstatuar se Kuvendi nuk është konstituuar në afatin e përcaktuar me Kushtetutë dhe me vendimin e saj. Por, ka konstatuar se edhe nuk është zgjedhur nënkryetari nga ana e partisë së dytë. Por, ka konstatuar se është konstituuar parlamenti dhe se ky parlament i konstituuar ka themeluar dhe Qeverinë”, tha ai.

Ai vlerësoi se Gjykata ka vendosur që afati për zgjedhjen e presidentit ka nisur të rrjedhë nga data 8 gusht edhe për shkak se ushtrimi i mandatit të presidentit përfundon më 5 tetor.

Shala tha se afati gjashtëmujor për ushtrimin e detyrës së presidentit fillon të llogaritet nga 5 prilli, kur ka përfunduar mandati i ish-presidentes Vjosa Osmani, dhe skadon më 5 tetor, pavarësisht ndryshimeve eventuale në drejtimin e Kuvendit.

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit tha se, në rast se Kuvendi nuk do të konsiderohej i konstituuar, vendi do të përballej me një situatë edhe më të ndërlikuar institucionale, pasi nuk do të kishte mundësi as për zgjedhjen e presidentit dhe as për shpalljen e zgjedhjeve.

“Sikur mos ta kishte konsideruar të konstituuar parlamentin, atëherë nuk kemi parlament. Afati që është i gjashtë muajve i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, përfundon me 6 tetor. Andaj, për të mund me shku dhe me u zhvillu edhe ky afat, i jep mundësinë partive politike që të arrijnë një marrëveshje për president apo për atë post. Nëse s’kanë zgjidhje për president, ju ka dhënë edhe këto dy javë… Nëse nuk kishim konstituim të parlamentit, atëherë nuk mundeshim me shku as në zgjedhje, po as me zgjedh presidentin… Që nga 5 prilli fillon gjashtëmujori dhe këtu Kushtetuta është tamam e saktë dhe thotë gjashtë muaj ditë mund të ushtrohet detyra e presidentit nga ana e kryetarit të Kuvendit, apo kryetares së Kuvendit. Sa ndryshon afati i zgjedhjes, emërimit që bën Kuvendi, ky afat prej 6 muajve nuk mund të shtohet. Prandaj, kësaj i llogaritet prej 5 prillit deri më 5 tetor. Edhe pa marrë parasysh a ka mund të jetë edhe një kryetar tjetër i Kuvendit. Ky afat është deçiziv që nuk luan dhe për këtë më 5 tetor përfundon ushtrimi i detyrës së presidentit nga ana e kryetares së Kuvendit të Kosovës”, përfundon ai.

Kuvendi i Kosovës është konstituar më 13 shtator. Të njëjtën ditë është formuar edhe Qeveria e re pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Gjykata Kushtetuese doli me vendim pas kërkesave të Partisë Demokratike të Kosovës për kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

Pas njoftimit të Kushtetueses, partia në pushtet, LVV-ja, thanë se do t’i bëjnë të gjitha përpjekjet për ta zgjedhur presidentin dhe shmangur zgjedhjet e reja

gjykatakushtetuesefundit

Të ngjashme

Urdhëron Gjykata Kushtetuese: Deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin nga PDK

Urdhëron Gjykata Kushtetuese: Deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin nga PDK

15:06
Gjykata Kushtetuese: Afati për zgjedhjen e presidentit mbaron më 6 tetor

Gjykata Kushtetuese: Afati për zgjedhjen e presidentit mbaron më 6 tetor

15:03
“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata

“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata

15:20
Gjykata merr një vendim  për Vlora Hysenin

Gjykata merr një vendim për Vlora Hysenin

14:36

Më shumë nga Lajme

  • 17:54Rama nesër fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, detaje nga agjenda
  • 17:53Trevjetori i Banjskës, NATO: Përgjegjësit të nxjerrën para drejtësisë
  • 17:53Ramadani në vendin ku ra Afrim Bunjaku: Përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e sulmit do të ballafaqohen me drejtësinë
  • 17:53Rrustemi kritikon Kushtetuesen: E ka thelluar gabimin me interpretimin e afatit 30-ditor
  • 17:40Abdixhiku takon ambasadorin e BE-së, në fokus zhvillimet politike dhe funksionalizimi i institucioneve