Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit

GD
Gazeta Demos8 nëntor 2026 në 23:44
Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, po merr pjesë në Konferencën dhe Panairin Ndërkombëtar të Haxhit, që ka nisur punimet në qytetin e Xhides, në Arabinë Saudite.

Myftiu Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, po përfaqëson Bashkësinë Islame të Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare, e cila zhvillohet nën sloganin “Nga Meka në botë”.

Konferenca katërditore mbahet nën kujdesin e Mbretit Salman bin Abdulaziz dhe organizohet nga Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite, në bashkëpunim me Programin e Shërbimit për Mysafirët e të Mëshirëplotit.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë mbi 520 institucione dhe organizata vendore e ndërkombëtare, me përfaqësues nga më shumë se 150 vende të botës.

Panairi synon të krijojë mundësi për bashkëpunim ndërmjet institucioneve përgjegjëse për organizimin e Haxhit, autoriteteve fetare dhe ofruesve të shërbimeve, me qëllim përmirësimin e kushteve për besimtarët që kryejnë këtë ritual fetar.

Pjesëmarrja e Myftiut Tërnava vlerësohet si mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve përkatëse në Arabinë Saudite, si dhe për t’u njohur me risitë në organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve për haxhilerët

tërnavasauditehaxhit

Më shumë nga Lajme

  • 23:32Dy vrasjet e fundit në Kosovë: Ministria e Familjes në pritje të raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan, masat në duar të komunave
  • 23:19Një qytetar gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt
  • 23:19KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë – Kush e kaloi testin dhe kush jo
  • 22:54U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës
  • 22:45Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët