Sistemi Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e rezultateve të testit kualifikues për Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.
Në këtë konkurs rekrutimi kanë aplikuar gjithsej 371 kandidatë, ndërsa nga procesi pritet të përzgjidhen 34 persona për pozitën e prokurorit të shtetit.
Në faqen zyrtare, Sistemi Prokurorial ka publikuar listën e kandidatëve që e kanë kaluar testin kualifikues, si dhe emrat e atyre që nuk kanë arritur ta kalojnë atë.

