Policet e stacionit të Ferizajt kanë reaguar menjëherë pas pranimit të një informatës për një zjarr të dyshuar në malet e Mirosalës në Ferizaj.
Gjatë veprimeve policore është identifikuar M.K., 39-vjeçar, i cili kishte ndezur mbeturina.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te qytetarët që të mos ndezin mbeturina, apo materiale të tjera në hapësira të hapura, veçanërisht pranë pyjeve, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë, prona dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftim.