Dy ministri tashmë kanë nxjerrë raporte me gjetje për dështimin institucional që patën fund fatal për Arlinda Zekajn.
Pas asaj të Drejtësisë dhe Punëve të Brendhsm, tani Ministria për Punë dhe Familje, po pret një raport që ka në llupë veprimet e Qendrës për Punë Sociale në Pejë.
Sipas Hotit, raporti do të finalizohet brenda ditësh, por paralelisht është duke u shikuar edhe roli i Qendrës në Gjilan, pas rastit të rëndë që rezultoi me vdekjen e dy personave, përfshirë këtu një foshnje.
“Ditën që ka ndodhë rasti, divizioni i inspektimit ka shkuar në Pejë e ka marr komplet dosjen, i ka intervistuar edhe zyrtarët që punojnë në qendrën për punë sociale dhe në Gjilan me rastin që ndodhi para do dite fatkeqësisht foshnjen e vogël, raporti ende nuk ka përfunduar nuk e kemi raportin përfundimtar ka disa të gjetura që smundem me i thanë pa përfunduar raporti”, ka deklaruar Andin Hoti – Ministër i Punës, Familjes për Dukagjinin.
Në raport me masat nga gjetjet eventuale, ministri Hoti, thotë se vendimi u mbetet organeve lokale, konkretisht kryetarit të Komunës.
“Divizioni i inspektimit e ka për detyrë me shiqu a po implementohen politikat në kuadër të qendrave për punë sociale, por masat që ne mund të marrim nuk janë të mëdhaja sepse ne cka bëjmë me raportin përfundimtar e qon te kryetari i komunës së Pejës, dhe kërkon nga ai të ndërmarr masa disiplinore ndaj zyrtarëve të QPS-së, tash varet nuk po them prej vullnetit sepse ai e ka obligim ligjor por nuk mundem unë me ndërhy”, ka theksuar ai.

