Ka nisur transmetimin emisioni “Big Talk”, nën moderimin e Loredana Bratit.
Sipas paralajmërimeve të bëra nga produksioni, i ftuari i parë në studio do të jetë Dioni, ish-banori i eliminuari i pari nga Big Brother VIP Kosova 5.
Por surprizat nuk përfundojnë me kaq!.
“Big Talk” pritet të jetë një hapësirë ku do të kenë mundësi të shprehen edhe familjarët, miqtë dhe të afërmit e banorëve, si dhe ish-banorë nga edicionet e kaluara.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë surprizat e tjera që do të sjellë ky emision dhe çfarë zbulimesh do të bëhen gjatë diskutimeve në studio.