Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Çfarë ndodhi në Krakov të Polonisë? Detajet e fundit nga rasti

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2026 në 22:57
Çfarë ndodhi në Krakov të Polonisë? Detajet e fundit nga rasti

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur, i dyshuar për lidhje me të djathtën ekstreme, hapi zjarr në qendër të Krakovit, qyteti i dytë më i madh në Poloni.

Ja gjithçka që dihet deri më tani.

Si ndodhi sulmi?

Sulmi filloi pak para orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) në Sheshin Kryesor të Tregut në Krakov, pikën qendrore dhe shumë të frekuentuar të qytetit.

Policia njoftoi se një burrë hyri me makinë në shesh dhe filloi të qëllonte "njerëz të rastësishëm nga automjeti i tij".

Oficerë të armatosur mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me sulmuesin. Ky i fundit u qëllua brenda tre minutash nga fillimi i sulmit, gjë që parandaloi një masakër më të gjerë, thanë zyrtarët, raporton BBC.

Personi i armatosur u qëllua, por është gjallë dhe është arrestuar.

Zyrtarët e qytetit u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve që të qëndrojnë larg zonës, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Policia bën të ditur se makina e të dyshuarit, e gjetur në kryqëzimin e rrugëve "Dietla" dhe "Stradomska", po kontrollohet për praninë e mundshme të mjeteve shpërthyese. Banorët e ndërtesave përreth po evakuohen ndërsa operacioni është në zhvillim e sipër.

Sa persona kanë humbur jetën dhe sa janë plagosur?

Është konfirmuar vdekja e gjashtë personave – katër gra dhe dy burra – mes të cilëve edhe një shtetas i huaj. Gjashtëmbëdhjetë persona, përfshirë pesë të huaj dhe vetë sulmuesin, janë dërguar në spital. Mes atyre që po marrin trajtim mjekësor janë dy oficerë policie, të cilët u qëlluan ndërsa po përpiqeshin të ndalonin sulmuesin.

Një ministër i qeverisë polake deklaroi se njëri prej oficerëve të policisë ndodhet në "gjendje shumë kritike", pasi u qëllua tri herë gjatë arrestimit të sulmuesit. Ai shtoi se oficeri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Autoritetet polake nuk i kanë konfirmuar emrat dhe moshat e viktimave të tjera.

Çfarë dimë për të dyshuarin dhe motivin?

Policia e ka identifikuar sulmuesin si një shtetas polak 25-vjeçar, por nuk e ka bërë të ditur emrin e tij.

Sipas një zëdhënësi të policisë, i dyshuari ishte veshur me "veshje të stilit ushtarak" dhe posedonte një armë të kategorisë ushtarake. Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar se sulmuesi nuk ishte ushtar.

"Në automjetin e tij u gjetën pjesë të ndryshme armësh dhe municione", shtoi zëdhënësi.

Mediat polake raportojnë se i dyshuari kishte leje për armë zjarri dhe se armët mund t'i ketë marrë nga shtëpia e familjes së tij.

Një ministër u shpreh se hetimet paraprake tregojnë se ai është frymëzuar nga "ideologji të së djathtës ekstreme". Ministri e përshkroi atë gjithashtu si një "ultranacionalist", pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shtëpia e tij po kontrollohet me mbështetjen e njësisë policore kundër terrorizmit.

Si e përshkruan dëshmitarët sulmin?

Të shtënat ndodhën në një nga sheshet më të mëdha mesjetare në Evropë, një vend mjaft i frekuentuar, i cili është gjithashtu një destinacion popullor për turistët.

Jonathan Balshaw, nga Ipswich-i, ndodhej aty së bashku me të dashurën e tij polake, Dominika-n. Çifti ndodhej jashtë Bazilikës së Shën Marisë, në njërin nga cepat e sheshit, kur filluan të shtënat. Jonathan tha: "Ne vrapuam përgjatë anës së kishës, hymë nga dera anësore dhe u fshehëm së bashku me disa njerëz të tjerë derisa të shtënat pushuan.

"U dëgjuan shumë të shtëna, më shumë se 20, dhe dukej sikur përdoreshin lloje të ndryshme armësh zjarri – dëgjoheshin dy lloje tingujsh krejtësisht të ndryshëm."

Caitlin Shasby nga Newcastle mbërriti dje në Krakov me mikun e saj, Jon, për një fundjavë të gjatë.

Ajo tregoi se dëgjuan të shtëna nga dhoma e tyre e hotelit, por nuk e kuptuan menjëherë se çfarë po ndodhte, derisa stafi i hotelit i telefonoi dhe u kërkoi të "qëndronin në dhomat e tyre deri në një njoftim të dytë".

Cili ka qenë reagimi në Poloni dhe në arenën ndërkombëtare?

Kryeministri polak, Donald Tusk, është rrugës për në Krakov dhe pritet të mbajë një fjalim më vonë gjatë ditës së shtunë.

Më herët, ai deklaroi se po mbahet i informuar nga ministri i Brendshëm dhe se policia po heton "sfondin dhe të gjitha rrethanat" e ngjarjes.

Kryetari i Bashkisë së Krakovit, Łukasz Gibała, ka nënshkruar një urdhër për shpalljen e një periudhe zie në qytet, e cila do të zgjasë deri të mërkurën, më 11 nëntor.

Presidenti Karol Nawrocki u shpreh se është "thellësisht i shqetësuar" dhe pret "një shpjegim të plotë të rrethanave që lidhen me këto ngjarje tragjike".

Ambasadori i SHBA-së në Poloni, Tom Rose, e përshkroi atë si një "sulm barbar dhe vrasës".

Diplomatja kryesore e BE-së, Kaja Kallas, tha se të shtënat ishin "një tragjedi që do të ndihet shumë përtej Polonisë".

ndodhikrakovfundit

Të ngjashme

Kryeministri Tusk e quan akt terrorist sulmin me 9 viktima në Krakov: S’kemi pasur rast kaq drastik në Poloni

Kryeministri Tusk e quan akt terrorist sulmin me 9 viktima në Krakov: S’kemi pasur rast kaq drastik në Poloni

23:11
Gimbos i vjedhin makinën, Selin tregon çfarë ndodhi 24 orët e fundit

Gimbos i vjedhin makinën, Selin tregon çfarë ndodhi 24 orët e fundit

17:06

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:33Po e shtynte një kosh me mbeturina në protestë në Tiranë, i riu “fluturon” pasi e goditi topi me ujë i policisë
  • 23:25Poloni, dy ditë zie kombëtare pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë
  • 23:21Bastiset banesa e sulmuesit të Krakovit, tre trupa gjenden brenda
  • 22:21Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sulmi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
  • 22:01Shpallen 50 restorantet më të mira në botë për vitin 2026