Asador Etxebarri, restoranti bask i njohur për gatimin në skarë, kryeson renditjen botërore të vitit 2026, të shpallur në Lima të Perusë. Pas tij vijnë Gaggan nga Bangkoku dhe Alchemist nga Kopenhaga.
Restoranti më i mirë në botë për këtë vit është Asador Etxebarri, në Atxondo të Krahinës Baske, në Spanjë. I njohur për teknikën e veçantë të gatimit në skarë, restoranti është kthyer në një destinacion më vete për adhuruesit e gastronomisë.
Organizata The 50 e shpalli renditjen botërore për vitin 2026 të mërkurën në mbrëmje, gjatë një ceremonie çmimesh në Lima, Peru.
Në fjalimin e tij në spanjisht pas marrjes së çmimit, shefi i kuzhinës Bittor Arguinzoniz tha se vlerësimi ishte «një nder i vërtetë». Si burim frymëzimi përmendi «nënat dhe gjyshet tona», të cilat, siç tha ai, ishin kuzhiniere të zonjat.
Në vendin e dytë u rendit Gaggan, në Bangkok.
Organizata, e njohur më parë si 50 Best, ndan çmime për restorantet më të mira në mbarë botën. Renditja përpilohet nga votat e Akademisë së 50 Restoranteve më të Mira, ku bëjnë pjesë mbi 1.100 ekspertë të sektorit nga 28 rajone të botës, mes tyre autorë që shkruajnë për gastronominë dhe shefa kuzhine.
Përveç restoranteve, The 50 rendit edhe baret, hotelet dhe vreshtat më të mira në botë.
Në vendin e tretë për vitin 2026 doli Alchemist, në Kopenhagë të Danimarkës. Restoranti u vlerësua për «mjeshtëri të jashtëzakonshme», ndërsa klientët ftohen të përgatiten për «një vakt si në asnjë vend tjetër».
Pesëshen e parë e plotësuan Quintonil, në Qytetin e Meksikos, në vendin e katërt, dhe Wing, në Hong-Kong, në vendin e pestë. Wing u vlerësua për krenarinë me të cilën ruan trashëgiminë e vet kineze dhe për mënyrën se si ua rrëfen klientëve «historitë e patreguara të kuzhinës kineze».
Quintonil u shpall gjithashtu restoranti më i mirë në Amerikën Latine.
Për adhuruesit e gastronomisë së nivelit të lartë, këto çmime janë si Oscarët për botën e filmit, me një ceremoni pothuajse po aq madhështore.
Një restorant mund ta fitojë vetëm një herë çmimin kryesor të The 50. Fituesit kalojnë më pas në një program të veçantë, të quajtur «Më të mirët ndër më të mirët».
Restoranti amerikan më i renditur në listën e vitit 2026 ishte Atomix, në Nju-Jork, që zuri vendin e 11-të. Restoranti korean u shpall më i miri në Amerikën e Veriut, ndërsa shefi Junghyun Park mori Çmimin e Zgjedhjes së Shefave të Kuzhinës. Ai u vlerësua për mënyrën se si kuzhina e tij hap «një dritare drejt një kulture».
Vitin e kaluar, ceremonia u mbajt në Torino të Italisë, ku çmimin kryesor e fitoi Maido, nga Lima.
The 50 është një prej disa organizatave që renditin restorantet e nivelit të lartë. Në këtë fushë veprojnë edhe Michelin dhe LaListe.
50 restorantet më të mira
Akademia thotë se synon të nxjerrë në pah risitë në gastronominë e nivelit të lartë. Një shembull është fituesi i vitit të kaluar, Maido, restoranti peruan që drejtohet nga Mitsuharu «Micha» Tsumura. Pasardhës i emigrantëve japonezë në Peru, Tsumura përdor teknika japoneze gatimi.
Katër nga pesë restorantet e para të renditjes së vitit të kaluar ndodheshin në vende spanjishtfolëse. Mes restoranteve të vlerësuara ishin edhe Piazza Duomo, në Alba të Italisë, dhe Steirereck, në Vjenë të Austrisë.
«Për 25 vjet kemi nderuar njerëzit dhe vendet që i japin formë mikpritjes», tha në hapje të ceremonisë Rikki Tidball, e cila drejton programin e çmimeve të The 50.
Renditja e plotë për vitin 2026
Asador Etxebarri (Atxondo, Spanjë)
Gaggan (Bangkok, Tajlandë)
Alchemist (Kopenhagë, Danimarkë)
Quintonil (Qyteti i Meksikos, Meksikë)
Wing (Hong-Kong)
The Chairman (Hong-Kong)
Kjolle (Lima, Peru)
Kadeau (Kopenhagë, Danimarkë)
Diverxo (Madrid, Spanjë)
Plénitude (Paris, Francë)
Atomix (Nju-Jork, SHBA)
Sorn (Bangkok, Tajlandë)
Mérito (Lima, Peru)
Sühring (Bangkok, Tajlandë)
Odette (Singapor)
Tuju (São Paulo, Brazil)
Mingles (Seul, Koreja e Jugut)
Nusara (Bangkok, Tajlandë)
Jan (Mynih, Gjermani)
Piazza Duomo (Alba, Itali)
Meet the Bund (Shangai, Kinë)
Boragó (Santiago, Kili)
Vyn (Skillinge, Suedi)
Al Gatto Verde (Modena, Itali)
Lasai (Rio de Janeiro, Brazil)
Masque (Mumbai, Indi)
Reale (Castel di Sangro, Itali)
Trèsind Studio (Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe)
Enigma (Barcelonë, Spanjë)
Steirereck (Vjenë, Austri)
Celele (Cartagena, Kolumbi)
Potong (Bangkok, Tajlandë)
Elkano (Getaria, Spanjë)
Le Coquillage (Saint-Méloir-des-Ondes, Francë)
La Colombe (Cape Town, Afrika e Jugut)
Ru Yuan (Hangzhou, Kinë)
Nuema (Quito, Ekuador)
Atelier Moessmer Norbert Niederkofler (Brunico, Itali)
Schloss Schauenstein (Fürstenau, Zvicër)
Jordnær (Kopenhagë, Danimarkë)
Onjium (Seul, Koreja e Jugut)
Bozar (Bruksel, Belgjikë)
Le Calandre (Rubano, Itali)
Don Julio (Buenos Aires, Argjentinë)
Mayta (Lima, Peru)
El Chato (Bogotá, Kolumbi)
Le Louis XV – Alain Ducasse (Monte Karlo, Monako)
Ikoyi (Londër, Angli)
Naar (Kasauli, Indi)
Saint Peter (Sidnei, Australi)
CNN